Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejtoresha e shkollës dhunon dhe tërheq zvarrë mësuesen

2022/11/23 at 9:11 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Drejtoresha e shkollës dhunon dhe tërheq zvarrë mësuesen

Një ngjarje e pazakontë ka çuar emisionin “Stop” në Dimal, pasi mësuese Edlira Spahiu thotë se është dhunuar fizikisht nga titullarja e shkollës 9-vjeçare “5 Maji” ku ajo punon.


Spahiu ka 12 vjet mësuese e gjuhës shqipe, por kur erdhi drejtoresha e re, Adelina Parangoni, ajo e zhvendosi për nxënësit me aftësi të veçanta.

“Drejtoresha që kur ka ardhur pra 6 vjetësh në atë shkollë gjithmonë më ka sulmuar. Ka qenë dhunë verbale, dhunë psikologjike, ka përdorur gjithmonë prindër dhe nxënës kundër meje sepse unë kam qenë e preferuara e thashethemeve të saj. Kjo ka qenë arsyeja se nuk ka pasur ndonjë arsye që të më dhunojë. Nuk kam marrë asnjëherë asnjë masë disiplinore as nga drejtoresha e shkollës, as nga Drejtoria Arsimore, as nga zyra Arsimore. Pavarësisht se shkolla dispononte orë mësimore që unë të vazhdoja të jepja lëndën e gjuhës, drejtoresha e shkollës, në bashkëpunim me drejtorin e arsimit, zotin Selman Hodo, bashkëpunoi që të largohesha aty dhe ia arriti qëllimit. Orët e mia ia shpërndau mësuesve të tjerë, ndërkohë filloj dhe punoj jashtë profilit, mësuese për nxënës me aftësi të kufizuara”, tha denoncuesja.

Më tej ajo shtoi: Duke qenë se më erdhi në majë të hundës nga intrigat që drejtoresha nuk ndalon së bëri ndaj meje, në Shtator kam bërë një ankesë me shkrim në Zyrën Arsimore dhe e kam dorëzuar tek juristi. Objekti i ankesës ishte: Përdor nxënës dhe prindër kundër meje.

Kur Edlira bëri ankesë në ZVA Dimal, drejtoresha reagoi me agresivitet duke e dhunuar në dy parakrahët mësuese Edlirën.

“Që nga ai moment drejtoresha jo vetëm nuk ndryshoi sjellje, por ka marrë më zemër, është fuqizuar më shumë për intrigat e saj saqë arriti të përdorë dhe dhunë fizike. Më kapi duart ajo. Më kapi parakrahët. Më ka marrë zvarrë dhe më ka futur në klasë. Më futi në një klasë”, u shpreh denoncuesja.

Kjo e fundit i thotë titullares, se do të shkojë në polici dhe do ta denoncojë edhe në “Stop”, dhe sjella e drejtoreshës ndryshoi në të kundërt.

“Pas aktit të dhunës i them drejtoreshës që do shkoj tek “Stop” dhe do të bëj denoncimin në polici, drejtoresha më vjen nga mbrapa duke më thënë “hajde në shkollë se të presin nxënësit”. Rojen nuk e lejonte të hapte portën dhe duke ndryshuar një sjellje dhe një ton 100% me mua”, tha denoncuesja për “Stop”.

Drejtoresha: Hajde me mua, hajde!

Mësuesja: Të lutem!

Drejtoresha: Hajde me mua thashë! Po hajde pra! Hajde me mua!

Mësuesja: Moj të lutem! Do më lesh pak?

Drejtoresha: Hajde!

Mësuesja: Jo, jo, jo! Moj të lutem, nuk e dua ditën e punës sot!

Drejtoresha: Të lutem, tani!

Mësuesja: Moj të lutem, largohu pak nga mua!

Drejtoresha: Nuk do largohesh, se do rrish tek puna ime ti!

Mësuesja: O ti! (rojes) Hape një çikë derën, të lutem!

Drejtoresha: Më fal një sekondë, se janë edhe punëtorët aty!  Çfarë po bëhet tek kjo shkolla? Se tmerrohen edhe fëmijët, o Eda…

Mësuesja: Sot, sot po largohem.

Drejtoresha: Moj, nuk do largohesh ti!

Mësuesja: Hiqe ditën! Nuk kam nevojë as për një ditë, as për 1 vit. Kjo që jam, jam…nuk jam e pasur…

Drejtoresha: Po hajde moj Eda, në qoftë se merremi bashkë të dyja! Po ç’ke moj Eda, se do të të çoj unë tek shtëpia. Nuk do ikësh vetë! Do të të çoj unë!

Mësuesja: Jam e fuqishme!

Drejtoresha: Kape krahun!

Mësuesja: O ti Geni! (rojes) Të lutem hape një çikë derën mos të.. !

Drejtoresha: Po mos bëj skandal, se është turp!

Mësuesja: Po më detyron.

Drejtoresha: Po nuk më detyron, por hajde!

Mësuesja: Mos më fol më! O Geni! (rojes) Hape një çikë derën, se boll kam folur me ty unë!

Drejtoresha: Po një sekondë! Të lutem unë tani, për hir të fëmijëve, që po presin për mësim! Hajde me mua!

Mësuesja: Po ç’të të vij unë më?

Drejtoresha: Po një sekondë pra…!

Mësuesja: O Geni! (rojes) Hape një çikë! Më fal, të shkela! Të shkela, padashje!

Drejtoresha: Po s’ka gjë, më shkel moj!

Mësuesja: O Geni, hape një çikë…!

Drejtoresha: Mos me bëj ketë në rrugë moj…!

Mësuesja: Po tani ti, mos më detyro të dal nga vetja!

Drejtoresha: Po mirë, oj Eda, do thonë, që kemi shkalluar nga mendja ne?

Mësuesja: Jo më, nuk jam e shkalluar unë. Unë po i lutem atij, hape pak derën!

Drejtoresha: Hajde me drejtoreshën ketu! Më kap prej krahu! Po më kap prej krahu, moj..!

Mësuesja: O Geni, hape derën, se do dal! Hape derën, se do dal, po të them!

Spahiu u ankua në Zyrën Arsimore në policinë e Dimalit dhe u paraqit edhe te mjeku dhe rasti i kaloi prokurorisë.

“Çështja ka kaluar në prokurori. Shkoj në shkollë. Nga moment që ka marrë vesh denoncimin që unë kam bërë në polici, është bërë vigjilente në veprimet e saj sepse e kam shprehur se nëse nuk gjej drejtësi në institucionin përkatës do t’i drejtohem “Stop”. Kërkoj të punoj e qetë pa presione psikologjike, pa dhunë siç më ndodhi. Të vazhdoj të punoj siç duhet, të mos ndjehem e tensionuar dhe e kërcënuar. Nuk besoj se është rast i vetëm sepse drejtoresha ushtron dhunë në çdo kohë tek të gjithë. Prandaj kësaj drejtoreshe i duhet thënë “Stop””, tha denoncuesja.

Kur gazetarja e “Stop” takon drejtoreshën për ta pyetur, kjo e fundit nxjerr pretendimin se mësuese Edlira ka dhunuar nxënësit.

“Nuk është e vërtetë. Fëmijët dhunohen”, tha drejtoresha.

Me pak fjalë drejtoresha vuri në dispozion një fletë formati me shkrim dore me emrat e nxënësve të një klase bashkëngjitur me firmat dhe një datë 4 Nëntor 2022. Por drejtoresha ka harruar një detaj të vogël sepse më 4 Nëntor mësuesja është pajisur me raport mjekësor. Jo pak, por drejtoresha del blof.

Gazetarja: O zemër o yll bote ke dalë blof.

Drejtoresha: Të lutem eja, hajde, hajde.

Gazetarja: Hajde këtu. Drejtoresha ke ndonjë letër?

Drejtoresha: Kam kolektivin, mësuesit dhe prindërit këtu.

Pra me pak fjalë titullarja e kësaj shkolle nuk ka asnjë argument për pretendimin e saj për dhunë. Nëse do të kishte një të tillë do merrte masa.

Meqë ka ankesa nga të dyja palët, “Stop” shkoi tek juristja e ZVA Dimal, Dinora Mjeshtri e cila thotë se ka vetëm ankesë nga ana e arsimtares për titullaren.

Pasi pa pamjet e kësaj titullare, drejtori  ZVA në Dimal, Isuf Bazaj, tha se do të ngrejë grupin e punës dhe do analizohet sjellja e drejtoreshës së shkollës.

“Ndaj një drejtoreshe të tillë sigurisht që do të merret një masë”, u shpreh drejtori./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
Bota

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Para
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për të gjetur zgjidhje për targat

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për të gjetur zgjidhje për targat

Mposhtet Kanadaja/ Belgjika vuan, por merr 3 pikët

Mposhtet Kanadaja/ Belgjika vuan, por merr 3 pikët

Borrell: Kemi miratuar paketën e 4 të sanksioneve ndaj Rusisë

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për targat
















TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com