Aktualitet

Drejtoresha e ISHP: Situata paraqitet në një nivel risku të shtuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:40 - 23/11/20 |
Al Do

Gjatë konferencës për shtyp të Komitetit teknik të ekspertëve, drejtoresha e IShP, prof. Albana Fico tha se situata e COVID-19 paraqitet në një nivel risku të shtuar.

Duke bërë një vlerësim të situatës epidemiologjike, Fico tha se situata është duke u vlerësuar në mënyrë dinamike dhe paraqitet në një nivel risku të shtuar për arsye të rritjes së rasteve pozitive që konstatohen çdo ditë.

“Komiteti Teknik i Ekspertëve po vlerëson dhe po monitoron me vëmendje situatën e COVID 19 dhe ecurinë e epidemisë në vend. Ashtu siç kemi bere me dije çdo ditë në raportimin ditor, situata paraqitet në një nivel risku të shtuar për arsye të rritjes së rasteve positive ditore shprehur qartë me një rritje të incidencës 14 ditore, 301 persona për 100 mijë banorë”, tha Prof. Albana Fico.

Duke ju referuar fataliteteve, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, tha se raporti i fataliteteve me rastet pozitive është 2.1% gjatë kësaj jave. Ndërsa lidhur me gjininë më të prekur, femrat janë më të prekura, 52% dhe meshkujt 48%. “Moshat më të prekura janë 65-74 vjeç, ndjekur nga moshat 55-64 vjeç. Në grumpmoshën 0-4 vjeç nuk ka ndryshime përsa i përket incidencës, po ashtu edhe 5-14 vjeç është e njejta situatë. Përsa i përket testimeve, numri i testimeve për persona, është siç e dini kemi thënë targeti 1/1000 banorë në javë, kemi kaluar në 5.8 në 1000 banorë në javë”, tha Fico./ Opinion.al

Pas