Drejtoresha e DAP ka dalë publikisht sot për përfshirjen e administratës në fushatë. Reagimi vjen pas disa shkarkimeve që kanë bërë ministrat teknik për punonjësit e përfshirë në fushatë.
Shefja e DAP, Alaban koçiu tha se “Çdo nëpunës mund të jetë pjesë e fushatës, por këtë duhet ta bëjë jashtë orarit të punës dhe jashtë perimetrit të institucioneve të administratës”.
Ajo u shpreh se nëpunësi nuk mund të jetë drejtues i forumeve politike, ndërsa theksoi gjithashtu se administrata nuk mund të detyrohet të marrë pjesë në fushatë brenda orarit të punës. Për këtë, tha Koçiu, qeveria ka marrë vendim për ngritjen e një strukture monitoruese.
“DAP së bashku me strukturat monitoruese do të vazhdojë të ketë në vëmendje çdo presion që do t’i bëhet punonjësve për të marrë pjesë në fushatë pa dëshirën e tyre”, theksoi drejtoresha Koçiu