Policia e Tiranës ka arrestuar shoferin e linjës së Laprakës, pasi drejtonte autobusin në gjendje të dehur.
Policia njofton se po bëhen kontrolle të përditshme, edhe ndaj drejtuesve të automjeteve të transportit publik, për shkak të rëndësisë që paraqet ky sektor.
Arrestimi i 57-vjeçarit vjen pak kohë pas aksidentit të rëndë të linjës së autobusit të Unazës në mes të Tiranës, ku shkaktoi përplasjen e 9 mjeteve të tjera, por fatmirësisht nuk pati viktima, vetëm dëme materiale.