Kronikë

Drejtonin makinën nën efektin e drogës, arrestohen 4 persona në Tiranë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:53 - 11/09/22 |
Opi Nion

Policia Rrugore e Tiranës bën  me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë katër persona që drejtonin automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike.

Deri më tani numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan është 55.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

– Xh. B., 28 vjeç, F. B., 25 vjeç, G. B., 28 vjeç, dhe E. L., 38 vjeç. Këta shtetas u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pas