Aktualitet

Drejtonin makinën nën efektin e drogës, arrestohen 2 shoferë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:18 - 17/10/22 |
Opi Nion

Dy persona që drejtonin automjetin nën efektin e lëndëve narkotike janë vënë në pranga nga policia.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit në automjetet që drejtonin, këtyre dy shtetasve iu gjetën edhe sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Forca e Posaçme “Shqiponja”,  kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin M. B.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një grirëse hashashi. Pas testit me AquilaScan, drejtuesi i automjetit ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.

Në përfundim të veprimeve, drejtuesi i automjetit, shtetasi M. B., 33 vjeç, banues në Durrës, u arrestua në flagrancë ndërsa lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe dy aparate celulare.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. K., 25 vjeç, banues në Shijak, sepse pas testimit me AquilaScan ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, oficerët e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet për të dy shtetasit e arrestuar i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Pas