Kryeministri Edi Rama e cilëson Reformën në Drejtësi një revolucion paqësor, por që sipas tij, një mur shurdh synon ta pengojë këtë revolucion paqësor.
Deklarata e tij vjen pas takimit me kreun e opozitës Basha dhe kreun e Kuvendit, Meta.
“Nuk mundte që një revolucion i vonuar të jetë objekt i një diskutimi kaq të madh përballë një muri shurdh që do të pengojë këtë revolucion transformues për gjeneratën tjetër.Ky është një rast unikal për të thënë se ja se çfarë mund të bëjë politika, që për fat të keq në Shqipëri është diskredituar”-tha ai.
Rama shtoi se nuk do të lejohet pengmarrja e vendit për arsye politike po numerike.
Sipas tij, “nuk mund të presim drejtësi ng ata që sot e kanë kapur drejtësinë përfyti”