Sot pritet të përfundojë operacioni kundër ndërtimeve pa leje në Theth.
Burime pranë IKMT për tvklan bëjnë të ditur se kanë mbetur vetëm dy objekte të fundit pa leje, të cilave u është lënë afat deri në orën 18:00 që të çmontohen vullnetarisht nga vetë banorët.
Ky aksion, i cili ka zgjatur një javë, ka çuar në shembjen e rreth 70 ndërtimeve të paligjshme në zonën e mbrojtur të Thethit.
Pas përfundimit të ndërhyrjeve të sotme, strukturat shtetërore pritet të tërhiqen nga territori i Parkut Kombëtar.