Një dramë ajo e ndodhur këtë të hënë në QSUT në kryeqytet për familjen e 36-vjeçarit V.Z., banues në Tiranë.
Sipas të dhënave zyrtare që jep policia, V.Z., te urgjenca e pediatrisë, duke qenë në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak të vdekjes së fëmijës 4 muajsh, aksidentalisht është rrëzuar.
Megjithatë, sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo dramë, policia ka menduar t’ia shtojë hallet duke nisur procedimin penal ndaj 36-vjeçarit.
Në njoftimi zyrtar, thuhet se ndaj V.Z. ka nisur hetimi në gjendje të lirë pasi teksa është rrëzuar, ai ka dëmtuar monitorin kardiak të reaminacionit.
Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, e parashikuar nga neni 161 i Kodit Penal.