Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drama e vajzës shqiptare: E vranë barbarisht, tehu i ngeci në qafë

2017/10/28 at 12:07 PM
në Aktualitet, Bota, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Drama e vajzës shqiptare: E vranë barbarisht, tehu i ngeci në qafë

Një 29–vjeçar, i cili vrau me thikë një vajzë shqiptare në Queen’s Park të Londrës, është dënuar me burgim të përjetshëm.


Noor Mohammad, 29–vjeç e vrau Romina Kalacin në shtëpinë e saj në Fernhead Road, më 22 maj të këtij viti.

Ajo u gjet një javë më vonë, pasi policia u detyruar ta hapte me forcë derën e saj të shtëpisë.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm me minimumi 24 vjet nga Blackfriars Crown Court të enjten, një ditë pasi u shpall fajtor.

Gjykata u njoh me faktin se 32–vjeçarja Kalaci ishte me dy nënshtetësi, italiane dhe shqiptare dhe jetonte në Britani që prej 2016-ës.

Ajo e reklamonte shërbimin e saj si eskortë në një uebsite dhe kjo kishte qenë edhe mënyrë sesi kishte kontaktuar me Mohammad.

29–vjeçari, i cili jetonte nga Sherwood Close, Ealing, kishte shkuar në apartamentin e Kalacit i armatosur me një thikë kuzhine.

Ai e kishte goditur të renë shumë herë në kokë e trup, në atë që gjykatësi John Hillen e konsideroi një sulm “kafshëror”.

Në gjykata u përshkrua fakti se Mohammad kishte marrë një tjetër thikë nga apartamenti i saj, të cilën e kishte përdorur përpara se ta tërhiqte në dush dhe të vijonte ta godiste.

Ai e kishte goditur kaq shumë, sa tehu i thikës i kishte ngecur në qafë.

Pas krimit të tmerrshëm, ai u përpoq të fshihte telefonin dhe rrobat e tij dhe të pretendonte pafajësinë derisa nisi gjyqi.

Ishin fqinjët që njoftuan policinë, pasi kishin ndjerë një erë të keqe që vinte nga apartamenti i 32–vjeçares.

Kur oficerët u futën në banesën e Kalacit, telefoni i saj vijonte të luante muzikë, të njëjtën këngë në mënyrë të përsëritur.

Gjykatësi John Hillen tha se ajo kishte biseduar me familjen një ditë përpara se të vdiste.

“Kjo është një brengë shumë e madhe për këdo që e ka njohur dhe e ka dashur. Ata jo vetëm që humbën një vajzë, një motër, një mike, por duhet ta pranojnë këtë humbje duke ditur sesi vdiq”.

“Veprimet e tij dhe mospranimi i krimit për shumë muaj i ka shkaktuar familjes Kalaci dhimbje të konsiderueshme. Shpresoj që tashmë të mund të gjejnë pak ngushëllim teksa shohin personin përgjegjës të marrë dënimin e merituar”.

Mohammad, nga Bengali, kishte qëndruar në vend në mënyrë të jashtëligjshme pasi afati i vizës së tij studentore kishte skaduar. Ai do të deportohet në vendin e tij nëse lirohet në 2041.

Mediat italiane nga ana e tyre shkruajnë se ajo punonte si kamariere, por kishte disa kohë që ishte vendosur në Londër.

Në qytezën ku jetoi në Itali, e mbanin mend të gjithë si një vajzë të qeshur, që shkëmbente biseda me të gjithë.

“Nuk mund të jetë e vërtetë, e bukura Romi, jam e tronditur. Do të mbaj mend gjithmonë. Mirupafshim e rrugë të mbarë,” shkruan dikush në FB.

Burimi: Mapo.al

 

Etiketa: akt barbareskortevajza shqiptarevrare ne londer


Ju sugjerojmë

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
Kryesore

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

25 Tetor, 2025 2:14 pm
Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
Aktualitet

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

25 Tetor, 2025 11:38 am
Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
Aktualitet

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

25 Tetor, 2025 11:19 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
Kryesore

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

24 Tetor, 2025 10:29 pm
“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
Bota

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

24 Tetor, 2025 9:26 pm
Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
Rajoni

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24 Tetor, 2025 8:23 pm
Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
Rajoni

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

24 Tetor, 2025 7:21 pm
Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
Bota

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

24 Tetor, 2025 6:26 pm
“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
Kronikë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

24 Tetor, 2025 5:56 pm
Para
Kryemadhi: Rama të dorëzojë Lolon

Kryemadhi: Rama të dorëzojë Lolon

Rama sulmon verbalisht prokurorinë: Fronti i çorbës së vjetër, surrogato, amatorë inatçinj

Çfarë skandali paralajmëroi kreu i PD sot për mediat?

Objekti misterioz i afrohet sistemit tonë diellor

Objekti misterioz i afrohet sistemit tonë diellor
















TE FUNDIT

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
25 Tetor, 2025

Klubi sportiv i Dinamos ka reaguar pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Volejbollit për të kryer testin e gjinisë për...

Lexo më shumë

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
25 Tetor, 2025

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në burgun e Durrësit, pas informacioneve për lëndë narkotike, telefonë apo sende të tjera...

Lexo më shumë

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
25 Tetor, 2025

Nga Gjermania ku ndodhet për “Berlin Global Dialogue” Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me shakanë që bëri me Macron...

Lexo më shumë

Horoskopi 25 Tetor 2025

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
25 Tetor, 2025

Dashi Një ngjarje e papritur mund të bëjë që të ndaheni përkohësisht nga personi i veçantë në jetën tuaj. Konfuzioni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com