Life Style

Drama e rradhës në familjen mbretërore, një tjetër divorc


               Publikuar në : 19:05 - 18/02/20 |
el ida

Familja mbretërore nuk gjen qetësi. Pas gati 27 vitesh martesë, nipi i mbretëreshës Elizabeth II, konti i Snowdon, ka njoftuar se do të ndahet nga bashkëshortja e tij.

Një zëdhënës i çiftit tha për CNN se David Armstrong-Jones, djali i princeshës Margaret dhe gruaja e tij Serena “kanë rënë dakord miqësisht” për t’u ndarë.

“Konti dhe kontesha e Snowdon kanë rënë dakord miqësisht që martesa e tyre duhet të përfundojë dhe do të divorcohen. Ata kërkojnë që shtypi të respektojë privatësinë e tyre dhe të familjes.”, tha zëdhënësi.

David dhe Serena u martuan në tetor të vitit 1993 dhe janë prindër të dy fëmijëve, djalit 20-vjeçar Charles dhe vajzës Margarita, 17 vjeçe.

David është i biri i princeshës së ndjerë Margaret, e cila është motra e vetme e mbretëreshës Elizabeth II. Margaret ndërroi jetë në vitin 2002, ndërsa babai i kontit, Antony Armstrong-Jones, në 2017-n.

Lajmi vjen disa ditë pasi nipi i mbretëreshës, Peter Philips dhe gruaja e tij Autumn njoftuan procesin e divorcit dhe pasi Meghan dhe Harry njoftuan shkëputjen nga familja./Opinion.al

Pas