Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drama e represionit dhe shfarosjes

2017/02/23 at 2:58 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Drama e represionit dhe shfarosjes

“Gjakova një luftë ndryshe” nga Haqif Mulliqi, botuar me 2004 dhe e shfaqur premierë në Festivalin e Teatrove në Edinburg të Skocisë (me aktorët Hadi Shehu dhe Jahja Shehu,) është një vepër e cila në mënyrën më rrëqethëse të mundshme e jetëson edhe njëherë tmerrin e luftës.


Nga Albatros Rexhaj – 

Në kontekstin e dramës teatrore, si fenomen artistik në funksion të identitetit, dua të theksoj një aspekt shumë të rëndësishëm të veprës “Gjakova një luftë ndryshe” të Haqif Mulliqit, atë të ruajtjes së kujtesës për historinë tonë. Kjo dramë e trajton një episod të shkurtër, një përjetim individual nga lufta e fundit, por që në brendinë e vet reflekton mbi dhimbjen universale të popullit shqiptar, dhimbje kjo e cila fatkeqësisht nuk trajtohet si duhet dhe sa duhet në artin tonë.

Frymëzimi për të shkruar diçka për këtë dramë më erdhi derisa isha duke lexuar një koleksion librash me përmbledhje dramash dhe studimesh për të ashtuquajturën dramë të holokaustit. Edhe pse kanë kaluar 72 vjet që nga përfundimi i luftës së dytë botërore, kujtesa botërore për ngjarjet e tmerrshme të krimeve monstruoze mbi hebrenjtë e Evropës nuk është zbehur për asnjë çast, ndër të tjera edhe për faktin se holokausti ritregohet vazhdimisht nëpërmjet veprave të vazhdueshme, si në publicistikë, letërsi, teatër dhe film. Në këto vepra, pa asnjë ekuivokë dhe ngarkesë inferioriteti, tregohet thelbi i tmerrit që përjetuan hebrenjtë. Ky tmerr është kristal i qartë edhe në veprat ku dëshmohet se jo të gjithë gjermanët ishin nazistë si p.sh “Valykrie” apo “Lista e Shindlerit”. Duhet cekur se në këto vepra ka një qasje humane, në funksion të asaj se nuk ekziston faji kolektiv dhe se jo të gjithë gjermanët ishin kriminelë, por për asnjë çast nuk lejohet as ideja e kompromisit mbi atë se kush ishte krimineli dhe kush ishte viktima. Mesazhi është i qartë: gjermanët duhet shkëputur çdo lidhje me të kaluarën e tyre dhe kjo mund të bëhet vetëm me një dënim gjithëpërfshirës të krimeve që janë bërë në emër të gjermanëve. “Gjakova një luftë ndryshe” e Mulliqit e ka një funksion të ngjashëm, por që fatkeqësisht nuk e ka përjetuar trajtimin e duhur nga opinioni jonë.

Gjakova (2)
“Gjakova një luftë ndryshe”, e ndërtuar në një kompozicion të thjeshtë, ku ne, qoftë si lexues apo spektatorë, i përjetojmë në ankth ditët e fundit të jetës së gjinekologut shqiptar, të marrë peng nga polici serb për t’u kujdesur për gruan shtatzënë të policit e cila pritet të lind në çdo çast. Doktori shqiptar e ka humbur çdo lidhje me gruan dhe fëmijët e tij, për të cilët ai dyshon se janë masakruar bashkë më shumë të tjerë. Në frymën e Artur Millerit me nuanca të ngjashme me ato te “Ngjarja në Vishi”, Mulliqi zbërthen thelbin e problemit universal, atë se, gjatë dhe para luftës, populli shqiptar i Kosovës i është nënshtruar një represioni të paramenduar, me qëllim jo vetëm të shfarosjes fizike, por edhe të thyerjes së shpirtit të një populli të tërë. Kulmi i shpalimit të monstruozitetit përjetohet në zbërthimin e papritur kur doktori e kupton se polici është përgjegjës për vrasjen e familjes së tij. Doktori shqiptar e kryen detyrën e tij prej mjeku dhe e sjell në jetë të birin e policit, po të njëjtit polic që i ka vrarë fëmijët e doktorit. Gjithsesi një zbërthim i befasishëm, por tërësisht i arsyetueshëm dhe që godet fuqishëm mbi tendencën për të harruar apo për të ndërruar kuptimin e tragjedisë së popullit tonë.

Gjakova (3)
Mulliqi me të drejtë i shmanget formulës së gabueshme të fajit kolektiv, sepse qasja e tij ndaj gruas së policit është njerëzore dhe ajo paraqitet në frymën e një nëne, që ia do të mirën e fëmijës së vet dhe që njëherit është mirënjohëse për kujdesin e mjekut shqiptar. Kjo është arsyeja pse ajo ia dhuron mjekut medaljonin që e kishte marrë dhuratë nga burri i saj, duke mos e ditur se po të njëjtin medaljon burri i saj polic e kishte grabitur nga gruaja e doktorit para se ta vriste bashkë me fëmijët e saj. Me qasjen humane ndaj gruas së policit dhe duke e ruajtur figurën e saj prej nëne, pavarësisht përkatësisë së saj etnike, Mulliqi vetëm se e përforcon mesazhin e tij të qartë mbi atë se kush është agresori e kush është viktima.

“Gjakova një luftë ndryshe” e Mulliqit, bashkë me dramën “Viktimat e Tivarit” të Ekrem Kryeziut, janë dy drama që trajtojnë periudha të ndryshme historike, por që janë në funksion të ruajtjes së kujtesës për atë që populli ynë ka kaluar. Këto dy vepra, bashkë me disa vepra të tjera të autorëve të tjerë, me të drejtë duhet të kategorizohen si pjesë e asaj që mund të quhej “Drama e represionit dhe e shfarosjes”, qasje që duhet të trajtohet edhe më shumë dhe të promovohet. Fatkeqësisht, ne, si artistë dhe intelektualë, hezitojmë të krijojmë dhe të promovojmë vepra që janë në funksion të ruajtjes së kujtesës për tragjedinë e përjetuar gjatë historisë. Gjithsesi suksesi i filmit “Shok” si dhe i filmit “Home”, që si trajtim po ashtu bëjnë pjesë në “dramën e represionit dhe shfarosjes” është një tregues i fuqishëm i rëndësisë së trajtimit të drejtë të historisë sonë të dhimbshme.

Gjakova (4)

Harresa jonë, qoftë nga neglizhenca qoftë si rezultat i një kalkulimi, përbën një de fakto pranim të logjikës, që amniston agresorin, se të gjithë kanë qenë kriminelë dhe se të gjithë janë viktima. E them këtë, pasi që jam i vetëdijshëm se ndonjëherë sikur ka një prirje jo të mirë që të relativizohet historia jonë e fundit. “Gjakova një luftë ndryshe” duhet të shërbejë si model në qasje për të gjithë krijuesit e rinj, pasi që kjo vepër nuk është e ngarkuar me diçka që do të mund të cilësohej si qasje nacionaliste, por në të njëjtën kohë është tërësisht në funksion të ruajtjes së kujtesës dhe krenarisë nacionale. Ky detaj është i një rëndësie të madhe, sepse vetëm duke u kapur fort mbi identitetin dhe vlerat tona mund edhe të bëhemi pjesë e identitetit evropian. /Opinion.al

 (Autori është shkrimtar dhe dramaturg. Ky reflektim është krejtësisht personal)

Etiketa: drameGjakova një luftë ndrysheHaqif Mulliqi


Ju sugjerojmë

Ambasadori rus në Serbi: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me…
Rajoni

Ambasadori rus në Serbi: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me…

24 Gusht, 2025 7:32 pm
VIDEO/ Incident i frikshëm në MotoGP, kameramani i shpëton mrekullisht përplasjes
Sport

VIDEO/ Incident i frikshëm në MotoGP, kameramani i shpëton mrekullisht përplasjes

24 Gusht, 2025 7:01 pm
Rrezikonte të mbytej/ Shpëtohet turisti francez pranë Gjipesë në Himarë
Kronikë

Rrezikonte të mbytej/ Shpëtohet turisti francez pranë Gjipesë në Himarë

24 Gusht, 2025 6:31 pm
Dështon transferimi, Milani kthen në Gjermani Victor Boniface
Sport

Dështon transferimi, Milani kthen në Gjermani Victor Boniface

24 Gusht, 2025 6:31 pm
Turizmi i surprizave në Mal të Zi: Rezervon një vend, fle diku tjetër
Rajoni

Turizmi i surprizave në Mal të Zi: Rezervon një vend, fle diku tjetër

24 Gusht, 2025 5:45 pm
Armando Broja as në stol, trajneri i Burnley: Është mbrapa, i duhet më shumë punë
Sport

Armando Broja as në stol, trajneri i Burnley: Është mbrapa, i duhet më shumë punë

24 Gusht, 2025 5:40 pm
Pse milionerët dynden drejt Dubait?
Bota

Pse milionerët dynden drejt Dubait?

24 Gusht, 2025 5:16 pm
Përfshihet nga zjarri  gomisteria në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita
Kronikë

Përfshihet nga zjarri gomisteria në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita

24 Gusht, 2025 5:11 pm
Pesë nga vendet më të sigurta në botë për vitin 2025
Life Style

Pesë nga vendet më të sigurta në botë për vitin 2025

24 Gusht, 2025 4:48 pm
Përkeqësohet situata në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon kryeqytetin e Jemenit
Bota

Përkeqësohet situata në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon kryeqytetin e Jemenit

24 Gusht, 2025 4:39 pm
Para
Mungoi në çadrën e protestës, Selami në Asamblenë e OSBE

Mungoi në çadrën e protestës, Selami në Asamblenë e OSBE

Rama hap ekspozitë në Firence, e prezanton me Stefano Boerin, fituesin e planit urbanistik të Tiranës

Rama hap ekspozitë në Firence, e prezanton me Stefano Boerin, fituesin e planit urbanistik të Tiranës

Suksesi i uniformave të Kombëtares, shitje nga Singapori në… Kamerun

Suksesi i uniformave të Kombëtares, shitje nga Singapori në… Kamerun
















TE FUNDIT

Ambasadori rus në Serbi: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me…

Ambasadori rus në Serbi: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me…
24 Gusht, 2025

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harcenko, deklaroi se Perëndimi dëshiron të zëvendësojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me një politikan...

Lexo më shumë

VIDEO/ Incident i frikshëm në MotoGP, kameramani i shpëton mrekullisht përplasjes

VIDEO/ Incident i frikshëm në MotoGP, kameramani i shpëton mrekullisht përplasjes
24 Gusht, 2025

MotoGP ka publikuar pamje dramatike nga kualifikimet e Çmimit të Madh të Hungarisë, ku një incident i rrezikshëm për pak...

Lexo më shumë

Rrezikonte të mbytej/ Shpëtohet turisti francez pranë Gjipesë në Himarë

Rrezikonte të mbytej/ Shpëtohet turisti francez pranë Gjipesë në Himarë
24 Gusht, 2025

Pasditen e së dielës pranë shkëmbinjve të Gjipesë është shpëtuar një turist francez që rrezikonte të mbytej. Kanë qenë pushuesit...

Lexo më shumë

Dështon transferimi, Milani kthen në Gjermani Victor Boniface

Dështon transferimi, Milani kthen në Gjermani Victor Boniface
24 Gusht, 2025

Milani duket se ka vendosur të mos vazhdojë më negociatat për transferimin e Victor Boniface. Pas kryerjes së vizitave mjekësore, stafi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com