Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drama e familjes shqiptare në Zvicër, nëna u dëbua se rrahu vajzën me kallbo elektrik

2016/10/31 at 9:08 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dëshmi rrënqethëse, babai shqiptar përvëloi vajzën me ujë të nxehtë

Gjashtë vite pasi ishte dënuar për lëndime trupore dhe rrezikim jete të vajzës së vet, një kosovare 44 vjeçare është rigjykuar pasi është e sëmurë psiqike. Por, ndonëse dënimi i ri është dukshëm më i ulët, ajo nuk i shpëton dot dëbimit nga Zvicra në Kosovë. Tre orë ka zgjatur seanca e gjykimit dhe gjatë gjithë kohës, nënë 44 vjeccare nuk i ka ndalur lotët.

Para një muaji ajo është dëbuar nga Zvicra, por me një vizë asaj i ishte mundësuar të vinte në Zvicër për të marrë pjesë në gjykimin e saj, që u zhvillua të mërkurën, shkruan zürichseezeitung.ch.

Në fund të muajit ajo duhet të kthehet sërish në Kosovë, ku jetojnë prindërit e saj, të cilët janë shumë të vjetër që të mund të kujdesen për të, ankohet 44 vjeçarja, transmeton albinfo.ch.

Ndërsa atë e mbështesin ende fëmijët e saj të cilët bashkë me babanë e tyre jetojnë në Zvicër.

Por ka qenë pikërisht dhuna e rëndë që ajo ka ushtruar ndaj njërës prej vajzave të saj që ka ccuar në dënimin në Kosovë. Ajo e kishte rrahur të bijën me një kabllo elektrike ndërsa si shkak për shpërthimin e saj ndaj vajzës kishte përmendur dyshimin se ajo po konsumonte drogë.

Gjykata e Qarkut See-gaster e kishte dënuar në vitin 2011 gruan me 24 muaj burg me kusht, ndërsa dënimi lidhej edhe me masën e dëbimit, përcjell albinfo.ch.

Edhe Gjykata Federale e Zvicrës, ku kosovarja qe ankuar, në shkurt të vitit 2015 kishte vendosur kundër saj, pra ajo duhej të kthehej në Kosovë.

Që nga momenti kur i është bërë e qartë se është e detyruar të lëshojë Zvicrën, pjesën më të madhe të kohës ajo e ka kaluar në klinika psikiatrike. Ndërsa me marrjen e vendimit përfundimtar për dëbim, ajo ka bërë disa përpjekje për vetëvrasje.

Dy ekspertiza mjekësore që i janë bërë, kanë konstatuar te ajo një ulje të lehtë deri të mesme të aftësisë së veprimit. Kjo ka bërë që Gjykata e Kantonit të miratonte kërkesën për rishikim që e kishte bërë avokati i gruas. Edhe pse vendimi i Gjykatës së Qarkut tashmë ishte i plotfuqishëm, ajo ishte detyruar të merrej sërish me rastin. Një veprim jo i zakonshëm edhe për juristët.

Në procesin e parë të mbajtur në Uznach, ndonëse ishte bërë fjalë për një sëmundje eventuale psikike, askush nuk kishte kërkuar të bëhej ekspertizë. Ndërkaq, gjykata nuk ka ndërmarrë një gjykim krejtësisht të ri të rastit, çfarë e kishte kërkuar mbrojtja.

Kështu, gruaja mbetet e dënuar për rrezikim jete dhe për lëndim të thjeshtë trupor, në të dyja rastet. Mirëpo sëmundja psikike ka një ndikim të theksuar në masën e dënimit. Kështu, gjyqtarët ia kanë ulur dënimin për një të tretën. Kështu, në vend të 24 muaj heqje lirie, ajo është dënuar me vetëm dhjetë muaj me kusht dhe me gjobë me kusht prej 30 njësish ditore nga 100 franga.

Kjo masë e ulët ndëshkuese, sikur të ishte shqiptuar në procesin e parë, me siguri nuk do të çonte në dëbimin e gruas në Kosovë. Kjo për faktin se jetësimi i Iniciativës për dëbim kërkonte që dëbimi të bëhet për të dënuarit me 12 muaj burg e më shumë.

Mirëpo, gjyqtarët e Gjykatës në Uznach nuk kanë kompetencë për të ndryshuar këtë masë ndëshkuese (dëbimin). Prandaj, kosovarja duhet të lëshojë Zvicrën, edhe përkundër faktit se tashmë edhe vet viktima, vajza e saj është shprehur kundër dënimit të së ëmës, përcjell albinfo.ch.

Ajo ishte e pranishme në sallën e gjyqit të mërkurën dhe shpërtheu në lot kur e ëma tha se për të kishte rëndësi vetëm mirëqenia e familjes, ndërsa vetë nuk kishte më përse të jetonte.

Etiketa: dhune familjefamilje shqiptarezvicër

Ju sugjerojmë

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski
Aktualitet

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

18 Tetor, 2025 10:32 pm
Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
Bota

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

18 Tetor, 2025 9:41 pm
“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm
Te Fundit

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm

18 Tetor, 2025 8:49 pm
SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela
Kronikë

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela

18 Tetor, 2025 7:48 pm
Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare
Bota

Portugali/ Nuk do të ketë mbulime të fytyrës në ambiente publike për arsye fetare

18 Tetor, 2025 6:21 pm
Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime
Life Style

Policë robotë në rrugë? Propozimi për qytetin e “pushtuar” nga krimi ngjall reagime

18 Tetor, 2025 5:00 pm
Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin
Bota

Takimi i Trump me Putin në Budapest? Leavitt-gazetarit: Mamaja jote e zgjodhi vendin

18 Tetor, 2025 4:08 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Polici bën sherr në lokal, kanos civilët me armën e shërbimit

18 Tetor, 2025 3:17 pm
I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos
Bota

I dënuar me 7 vjet burg për mashtrim, Trump fal republikanin George Santos

18 Tetor, 2025 3:03 pm
Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit
Kronikë

Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit

18 Tetor, 2025 2:00 pm
Para
Moti/Vazhdojnë ditët me diell edhe në vjeshtë, ja temperaturat në fundjavë

Parashikimi i motit për ditën e sotme/ 31 tetor 2016

Grabitje seriale/ Tre karburante sulmohen brenda një jave. Asnjë i arrestuar

Grabitet karburanti në autostradë, dy persona me çorape në kokë morën 10 milionë lekë

Ruajtja e familjes, BE forcon ligjet: Tre vite burg për tradhtinë në çift

Ruajtja e familjes, BE forcon ligjet: Tre vite burg për tradhtinë në çift

TE FUNDIT

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski

Ndërron jetë analisti i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski
18 Tetor, 2025

Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare analisti i njohur amerikan për çështje politike dhe njohës i mirë i zhvillimeve në...

Lexo më shumë

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve

Izraeli bllokon pikën kufitare në Rafah: Hamasi të dorëzojë trupat e pengjeve
18 Tetor, 2025

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi këtë të shtunë se kalimi kufitar në Rafah do të mbetet i mbyllur...

Lexo më shumë

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm

“Jo mbretër”/ Miliona amerikanë protestojnë kundër Trump, akuzohet për autoritarizëm
18 Tetor, 2025

Më shumë se 2,700 tubime janë duke u zhvilluar në qytetet kryesore të SHBA-së me moton “Jo mbretër” dhe ku...

Lexo më shumë

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela

SPAK mbyll hetimet për klanin “Çopja”,çon në gjyq 33 të pandehur, mes tyre Talo Çela
18 Tetor, 2025

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për klanin Çopja nga Elbasani, duke çuar për gjykim një dosje me 33 të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com