Këngëtari i njohur Drake ka publikuar videoklipin e këngës së tij të re, ku shfaqet i veshur me një xhaketë të kuqe, që ka të qëndisur mbrapa shiponjën e zezë dykrenare.
Reperi kanadez me famë ndërkombëtare ka zgjedhur të vishet me flamurin kuqezi në videoklipin e këngës “Polar Oposites”.
Shqiptarët kudo në botë kanë nxituar të komentojnë në klipin e publikuar në YouTube. “Krenarë që jemi shqiptarë”, “Dhurata më e bukur për Ditën e Pavarësisë” dhe “Respekt nga Shqipëria” ishin komentet më të shumta.