Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drafti i ri/ Byroja e Hetimit, kush ndikon mbi SPAK dënohet me 3 vjet burg

2016/08/16 at 8:51 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Reforma në Drejtësi/ Opozita bojkoton komisionin e posaçëm, ja arsyet

Çdo lloj ndikimi mbi Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) do të dënohet me 3 vite burg. Sipas ndryshimeve të reja, në ligjin për Byronë Kombëtare të Hetimit, të rishikuar nga EURALIUS dhe OPDAT, të gjithë drejtuesit e medias apo funksionarët publikë, që në një formë ose tjetër ushtrojnë influencë mbi prokurorët e SPAK, tashmë përbëjnë vepër penale.


Sipas ndryshimeve, publike dje nga “Report TV”, kriminalizohen me ligj ndërhyrjet politike e mediatike në punën e Prokurorisë së Posaçme, që do të krijohet në kuadër të Reformës në Drejtësi.

Sipas nenit 16, që ka të bëjë me pavarësinë e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme thuhet shprehimisht:

1-“Në ushtrimin e funksioneve të tyre, prokurorët veprojnë dhe marrin vendime në mënyrë të pavarur, bazuar në parimet e ligjshmërisë, objektivitetit dhe paanshmërisë.

2­-Prokurorët e posaçëm zbatojnë udhëzimet e përgjithshme me shkrim të një prokurori më të lartë sipas këtij ligji. Një prokuror më i lartë nuk i jep udhëzime një prokurori të posaçëm lidhur me thelbin e hetimit apo çështjes.

3­-Çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështjen konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre personi tjetër, që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ndalohet dhe dënohet me ligj”.

Ndërsa, sipas nenit 245 të Kodit Penal, kjo vepër penale e quajtur “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” ndëshkohet me burg nga 6 muaj deri 3 vite. Në draftin për Byronë saktësohet varësia e kësaj strukture të re, e cila nuk ishte parashikuar në draftin e vjetër, që u miratua gjatë korrikut vetëm nga mazhoranca.

Hetuesit do drejtohen nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme. Sipas nenit 17, që ka të bëjë me përgjegjshmërinë thuhet: “Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme hetojnë dhe ndjekin penalisht prokurorët e tjerë të Prokurorisë së Posaçme apo gjyqtarët e gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nëse ka prova se prokurori apo gjyqtari është i korruptuar, apo mbështet një organizatë kriminale, apo ka kryer një vepër penale që është në kompetencë të kësaj prokurorie”.

Neni 18 lidhet me Byronë Kombëtare të Hetimit, e drejtuar nga prokurorët e posaçëm. Në të bëhet e qartë: “1­Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme drejtojnë prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, atë të Byrosë Kombëtare të Hetimit si dhe shërbimet e përgjithshme të Policisë Gjyqësore, lidhur me hetimin e çështjeve dhe çështjet e ndjekura prej tyre”. BW

Etiketa: byroja e hetimitspak


Ju sugjerojmë

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare
Aktualitet

Bizneset në Vlorë, takim me kryebashkiakun. Kundërshtojnë aksionin në Lungomare

8 Korrik, 2025 7:58 pm
Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje
Sport

Islam Dudaev fiton medaljen e artë për Shqipërinë në mundje

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë
Bota

Kabuli mund të bëhet kryeqyteti i parë në botë pa ujë

8 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
Zv/presidenti i SHBA Joe Biden vizitë surprizë në Shqipëri dhe Kosovë

Joe Biden viziton sot Kosovën, ja axhenda

VIDEO/ Prodhohet droni i parë nënujor

VIDEO/ Prodhohet droni i parë nënujor

Fotot/ Ja kush është biznesmeni që vrau të dashurën studente në Golem

Krimi i dyfishtë, fqinjët e Sokratit: Ishte qefli. Vajzën që mbyti e shëtiste me fuoristradë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
8 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të...

Lexo më shumë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
8 Korrik, 2025

Një burrë është goditur me brirë nga një dem në festivalin famëkeq të ndeshjeve me dema në Pamplona, ​​ndërsa tetë...

Lexo më shumë

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
8 Korrik, 2025

“Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën”, theksoi Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij sot në parlamentin britanik,...

Lexo më shumë

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
8 Korrik, 2025

Leonardo Papi, një shtetas italian, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se është mashtruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com