Deputeti i PS dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka reaguar mbi draftin e përpiluar nga Enkelejd Alibeaj për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës.
Në një reagim në “Facebook”, Paloka shkruan se propozimet e Ramës po shiten si kritere të “opozitës”. Paloka e konsideron të turpshme paraqitjen e “presidentit të Ramës si president konsensual”.
“Nga zarfet e grupit te PS tek “zarfet” e grupit Alibeu. Propozimet e Rames shiten si kritere te “opozites”! Loja e turpshme për të paraqitur Presidentin e Ramës si president konsensual, zhvillohet perpara syve të publikut e në mënyrën me të trashë. Rama bën sikur mbledh mendimet e deputetëve të PS me zarf, Alibeu bën sikur mbledh mendimet e deputeteve të tij me e-mail. Në finale, kandidati i Ramës do të dalë nga goja e L.B, E.A …”
Sipas Palokës deputetët demokratë që ndjekin këtë rrugë janë ose viktima ose të përdorur, por gjithsesi përgjegjësia është e tyre.
“Nuk e di nëse ata deputetë (të zgjedhur me votat e demokratëve) që vazhdojnë ndjekin këtë rrugë, janë thjeshtë viktima naive që po përdoren, apo janë me vullnet të plotë në këtë lojë?! Përgjegjësia është e tyre”.
Kujtojmë se një ditë më parë Partia Demokratike përpiloi një draft mbi zgjedhjen e presidentit të ardhshëm shqiptar, që do t’ i propozohet sot deputetëve të kësaj partie./Opinion.al