Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drafti i PD kundër simboleve të diktaturës: Të ndryshojnë emrat e rrugëve, të hiqen dekoratat

2018/05/07 at 4:12 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Drafti i PD kundër simboleve të diktaturës: Të ndryshojnë emrat e rrugëve, të hiqen dekoratat

Partia Demokratike ka finalizuar projektligjin që ndalon simbolet komuniste. Grupi i punës i përbërë nga deputeti Enkelejd Alibeaj, studiuesi Erald Kapri, kreu i shoqatës antikomuniste Nebil Cika dhe ish-të përndjekur politikë pas asistencës së CDU-së gjermane tashmë kanë gati draftin që ndalon me ligj simbolet e diktaturës dhe portretet e ish-udhëheqësve të saj. Dokumenti prej 12 faqesh, i siguruar nga “Gazeta Shqiptare”, në një nga pikat thelbësore të saj ka ndalimin me ligj të Partisë Komuniste të Shqipërisë, ndërkohë që për herë të parë kërkohet që “sapo ligji të hyjë në fuqi, bashkitë me propozimin e Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit duhet të ndryshojnë emrat e rrugëve, shesheve, qyteteve, që mbajnë emrat ish-udhëheqësve të diktaturës. Gjithashtu, projektligji parashikon që nëse do të ketë manifestime të propagandës komuniste të përdoret si shembulli më i mirë rasti i Italisë me dënimin me 1 vit e 8 muaj për simbolet fashiste.


Po ashtu demokratët kërkojnë me ligj që të shfuqizohen dekoratat, titujt që janë marrë gjatë kohës së diktaturës. Drafti i demokratëve parashikon: “Me ligj do të ndalohet çdo simbol komunist, siç është flamuri i Partisë Komuniste të Shqipërisë, me yll pesë cepash, drapër e çekan, portretet e diktatorit Enver Hoxha si dhe çdo portret tjetër që lidhet me të shkuarën e diktaturës. Ndalohet me ligj çdo imazh, parullë që lidhet me diktaturën komuniste”. Grupi i punës në PD, i cili punoi prej muajsh për hartimin e këtij drafti do të nisë punën me grupet e interesit para se të shkojë në Kuvend për votim. PD është e hapur për sugjerime dhe përmirësime të tjera gjatë shqyrtimit me të gjitha shoqatat, institutet dhe studiuesit që merren me krimet e komunizmit në Shqipëri. Shtysë për këtë nismë të PD-së u bë rishfaqja e simboleve komuniste, së bashku me foto të diktatorit Enver Hoxha në 75-vjetorin e Konferencës së Pezës dhe e përsëritur serish edhe me 5 maj te “Varrezat e dëshmoreve” në Tiranë ku pati dhe një përplasje mes demokratëve dhe veteranëve që mbanin në duar porte të diktatorit Hoxha. Pak muaj më parë, Italia miratoi ligje që ndalojnë përdorimin e simbolizmit të sistemit nazi-fashist. Kreu i PD-së Lulzim Basha para monumentit “Nënë Shqipëri”, dy ditë më parë deklaroi se PD është e angazhuar të çojë në parlament një ligj për ndalimin e simboleve të komunizmit.

“PD është e angazhuar të çojë në parlament ligjin për ndalimin e simboleve të komunizmit, dekomunistizimin e Shqipërisë, për të bërë të qartë se kurrë më nuk do të pranojmë rikthimin e të shkuarës së përgjakshme dhe të dhimbshme për të cilën shqiptarët kanë paguar çmimin më të shtrenjtë në Europë dhe kjo do të nisë me ndalimin e simboleve të komunizmit dhe portretit të gjakatarit Enver Hoxha. Sot është dita t’i kujtojmë njëri-tjetrit se liria fitohet e mbrohet çdo ditë. Është dita për t’i kujtuar njëri-tjetrit, se liria fitohet dhe mbrohet çdo ditë. Se ditën që nuk luftojmë më për liri rrezikojmë ta humbim atë. Ndaj dhe thirrja ime sot është të vazhdojmë ditë për ditë betejën tonë për lirinë e kërcënuar nga diktatura dhe tirania e krimit, autokracia që shkel ligjin për interesa private dhe personale të pushtetit, liria nga tirania e varfërisë, korrupsionit që zhvat dhe shkatërron pasuritë e vendit”, – deklaroi z.Basha.

Projektligji i PD-së për kujtesën kolektive dhe ndëshkimin publik të regjimit totalitar komunist

• Ky ligj parashikon që Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit, të marrë një rol thelbësor e të ndjekë nga afër çdo rast që lidhet me të kaluarën komuniste.
• Me ligj do të ndalohet çdo simbol komunist, siç është flamuri i Partisë Komuniste të Shqipërisë, me yll pesë cepash, drapër e çekan, portretet e diktatorit Enver Hoxha si dhe çdo portret tjetër që lidhet me të shkuarën e diktaturës.
• Ndalohet me ligj çdo imazh, parullë që lidhet me diktaturën komuniste.
• Do rishikohen emrat e rrugëve, qyteteve, shkollave, ndërmarrjeve, emra ose pseudonime, te personave që lidhen me diktaturën.
• Të ndalohet me ligj Partia Komuniste e Shqipërisë
• Të ndalohen të gjitha veprat intelektuale apo artistike, të cilat kanë propaganda komuniste, një ndër to do të jenë dhe filmat e shfaqur gjatë periudhës së diktaturës hoxhiste.
• Do të detyrohet Ministria e Arsimit që të rishikojë kurrikulën.
• Të gjitha librat apo propaganda të publikohen nëpër muzetë, për çështje kërkimore shkencore, por jo për çështje publike siç ndodh në ditët e sotme. Në rast se dikush tenton t’i përdorë, do të dënohet me gjobë.
• Portreti i diktatorit Enver Hoxha, ylli komunist, flamuri komunist me drapër dhe çekan, medaljonet, portret e Hysni Kapos, Mehmet Shehut etj., himni i Partisë së Punës së Shqipërisë ndalohen me ligj, përdorimi i tyre do të konsiderohet shkelje e ligjit dhe të dënohet ligj.
• Sapo ligji hyn në fuqi, bashkitë me propozimin e Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit duhet të ndryshojnë emrat e rrugëve, shesheve, qyteteve.
• Projektligji parashikon dënim me burg nëse do të kemi manifestime të propagandës komuniste. Shembulli më i mirë është ai i Italisë me 1 vit e 8 muaj burg për ata që përdorin simbolet komuniste.
• Do të shfuqizohen të gjitha dekoratat, titujt, e marra gjatë kohës së diktaturës.

/Gazeta Shqiptare

Etiketa: draftiPDsimbolet e komunizmit


Ju sugjerojmë

Ministeriali i Evropës Juglindore, zbardhet axhenda e ditës së Hënë
Aktualitet

Ministeriali i Evropës Juglindore, zbardhet axhenda e ditës së Hënë

15 Qershor, 2025 8:41 pm
Lezha me “guidën” e saj turistike
Aktualitet

Lezha me “guidën” e saj turistike

15 Qershor, 2025 8:21 pm
Tragjike në Mat/ Ishte duke u larë në lumë, 22-vjeçari humb jetën pas zhytjes në ujë
Aktualitet

Tragjike në Mat/ Ishte duke u larë në lumë, 22-vjeçari humb jetën pas zhytjes në ujë

15 Qershor, 2025 7:31 pm
Greqi/U hodh në lumë të shpëtonte të miturit,shqiptari:S’e bëra për nënshtetësinë..
Aktualitet

Greqi/U hodh në lumë të shpëtonte të miturit,shqiptari:S’e bëra për nënshtetësinë..

15 Qershor, 2025 7:07 pm
E Diela Shqiptare –“Barkderr!” Zamira ‘shpërthen’ ndaj kunatit
Aktualitet

E Diela Shqiptare –“Barkderr!” Zamira ‘shpërthen’ ndaj kunatit

15 Qershor, 2025 6:35 pm
5 shqiptarë të bllokuar në Izrael/ Kumbe: Po punojmë për rikthimin e tyre në shtëpi
Aktualitet

5 shqiptarë të bllokuar në Izrael/ Kumbe: Po punojmë për rikthimin e tyre në shtëpi

15 Qershor, 2025 6:27 pm
Bedriu hyn me tufën e luleve në duar, lë pa fjalë Gjebrean dhe Çobanin me..
Aktualitet

Bedriu hyn me tufën e luleve në duar, lë pa fjalë Gjebrean dhe Çobanin me..

15 Qershor, 2025 6:21 pm
“Shihemi në Gjyq”- Kunati në alarm: Më thonë ke dy gra
Aktualitet

“Shihemi në Gjyq”- Kunati në alarm: Më thonë ke dy gra

15 Qershor, 2025 6:13 pm
“Jam vajza më krenare!” Babë e bijë, bashkë për një ëndërr të madhe
Aktualitet

“Jam vajza më krenare!” Babë e bijë, bashkë për një ëndërr të madhe

15 Qershor, 2025 5:19 pm
Mes jetës dhe vdekjes, një premtim! Fjala e dhënë shpëton babanë e sëmurë
Aktualitet

Mes jetës dhe vdekjes, një premtim! Fjala e dhënë shpëton babanë e sëmurë

15 Qershor, 2025 4:40 pm
Para
U dorëzua në policinë turke, Izet Haxhia i bën dedikim prekës të dashurës: Të dua më shumë se jetën

Izet Haxhia pritet të ekstradohet nesër në Shqipëri

Oriola dhe Varrosi të lidhur? Ja detajet që e konfirmojnë

Oriola dhe Varrosi të lidhur? Ja detajet që e konfirmojnë

Çfarë po ndodh me fëmijët sot? 2 nga 3 prej tyre nuk e dinë se çfarë është një CD

Çfarë po ndodh me fëmijët sot? 2 nga 3 prej tyre nuk e dinë se çfarë është një CD
















TE FUNDIT

Konflikti me Iranin, Netanyahu: Plotësisht i koordinuar me Trump! Kemi goditur..

Netanyahu akuzon liderët perëndimorë se po “mbajnë anën” e Hamasit
15 Qershor, 2025

Gjatë një interviste për Fox News, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se është “plotësisht i koordinuar” me presidentin amerikan...

Lexo më shumë

Von der Leyen i kërkon Netanyahut zgjidhje diplomatike për Iranin. Situata në Gaza..

Von der Leyen i kërkon Netanyahut zgjidhje diplomatike për Iranin. Situata në Gaza..
15 Qershor, 2025

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ku theksoi nevojën...

Lexo më shumë

Sulmohet Ministria e Jashtme e Iranit/ Raportohet për punonjës të plagosur

Sulmohet Ministria e Jashtme e Iranit/ Raportohet për punonjës të plagosur
15 Qershor, 2025

Ministria e Jashtme e Iranit është sulmuar nga Izraeli. Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Tasnin raporton se ministria e Jashtme...

Lexo më shumë

Sulmet izraelite në Iran/ Shkon në 406 numri i të vdekurve dhe 654 i të plagosurve

Sulmet izraelite në Iran/ Shkon në 406 numri i të vdekurve dhe 654 i të plagosurve
15 Qershor, 2025

Në 406 ka shkuar numri i të vdekurve në Iran nga sulmet izraelite. Ndërkohë sipas ministrisë së Shëndetësisë së Iranit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com