Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Draft-rezoluta për Metën: Akti nul, thirrje për reflektim

2019/06/11 at 10:40 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A

Është zbuluar draft-rezoluta që pritet të miratohet të enjten në seancën parlamentare në lidhe me  mocionin për debat për vendimin e presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve.


Në draft rezolutë thuhet se Kuvendi e ka cilësuar aktin e Presidentit për shfuqizimin e dekretit të datës së zgjedhjeve një ‘akt nul’ dhe si i tillë ai është konsideruar sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë.

Për këtë arsye thuhet në draft-rezolutë Presidenti cilësohet se po tejkalon kompetencat e tij kushtetuese. Kështu që Kuvendi i ka bërë thirrje Presidentit të reflektojë dhe të mos ndërmarrë më tej asnjë veprim tjetër në shkelje të Kushtetutës.

Përsa i përket zgjedhjeve të 30 qershorit në draft rezolutë thuhet se Kuvendi ka mbështetur qëndrimin e KQZ për vazhdimit e procesit zgjedhor në normalitet.

PROJEKT – REZOLUTË

MBI AKTIN E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS PËR SHFUQIZIMIN E DEKRETIT Nr. 10928, DATË 05.11.2018 “PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE”

Kuvendi i Shqipërisë:

  • Duke i kushtuar rëndësinë maksimale momentit historik në të cilin ndodhet vendi për procesin integrues me Bashkimin Europian, në pritje të vendimit të Këshillit Europian pas rekomandimit pa kushte të shprehur në progres raportin e Komisionit Europian të datës 29 Maj 2019 për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE;
  • Duke ripërsëritur vendosmërinë dhe vullnetin e plotë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, të pranuar gjerësisht nga aktorët politik në vend, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODHIR pasqyruar në raportet e monitorimit për zgjedhjet e mëparëshme si dhe në harmoni të plotë me standartet ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të barabarta;
  • Duke mbështetur fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi si kriter kyç për të ardhmen europiane të vendit si dhe për sundimin e së drejtës dhe forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri, reformë që vlerësohet me nota shumë pozitive në progres raportin e Komisionit Europian dhe ku Shqipëria veçohet si shembull për t’u ndjekur nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor;
  • Duke vlerësuar ngritjen e organeve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë si Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor,hapat e ndërmarrapër plotësimineshpejtë tëvendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese,për ngritjen e prokurorisë dhe gjykatës speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe duke inkurajuar intensifikimin e zbatimit të reformës në drejtësi në këtë drejtim;
  • Duke vlerësuar të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të protestuar lirisht dhe në formë paqësore, dënon çdo formë dhune kundër jetës, pronës, rendit institucional dhe organeve të shtetit, të cilat në të njëjtën kohëndikojnë negativisht në imazhin e vendit, minojnë procesin e reformave dhe procesin e hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian;
  • Duke vlerësuar dialogun politik dhe institucional midis aktorëve politik, parlamentar dhe jo parlamentar, si rrugën e vetme që njeh demokracia funksionale për bashkëjetesën politike dhe shoqërore, ashtu siç dhe rekomandon Komisioni Europian në raportin e Majit 2019 se partitë e opozitës jashtëparlamentare duhet të ripërfshihen në mënyrë konstruktive në institucione demokratike e të ndalin veprime që bien ndesh me parimet demokratike;
  • Duke mbajtur përgjegjësinë që i ngarkon Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 1 të saj ku shprehimisht thuhet se Shqipëria është Republikë Parlamentare;
  • Duke respektuar parashikimin kushtetues se qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike;
    • Duke mbajtur në konsideratë rolin e Presidentit në një republikë parlamentaresi njëorgan neutral,i paanshëm dhe i pavarur, si një organ që qëndron në të gjitha pushtetet dhe që nuk bën pjesë në to, si një institucion që nuk mund të jetë aktiv në proceset vendimmarrëse politike me qëllim shmagjen e qëndrimeve politiko partiake në ushtrimin e funksioneve të tij shtetërore;
    Kuvendi i Shqipërisë duke u njohur me aktin e Presidentit datë 10.06.2019 për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore” dhe duke konsideruar se ky është një akt i paprecedentë që synon të mohojë realizimin e së drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor konstaton:
    • Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor nuk i njohin Presidentit të drejtën për të anulluar zgjedhjet;
    • Akti i Presidentit, në mënyrë të kundraligjshme, ka për qëllim ndërhyrjen në një proces zgjedhor tashmë të shpallur dhe të administruar sipas kritereve, kushteve dhe afateve të parashikuara në Kodin Zgjedhor, sic është procesi i nisur për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve të datë 30 Qershor 2019;
    • Ky akt tenton të ndërhyjë drejtpërdrejtë në një proces që tashmë është në kompetencë të organit administrues të tij dhe si i tillë duhet shqyrtuar dhe vlerësuar nga organet e administrimit zgjedhor të parashikuara në Kodin Zgjedhor;
    • Është detyrim i administratës zgjedhore, jo vetëm të garantojë ushtrimin e së drejtës së zgjedhjes sipas standarteve kushtetuese dhe ligjore nga shtetasit shqiptarë, por edhe ta mbrojë ushtrimin e kësaj të drejte nga çdo ndërhyrje e paligjshme e kryer apo që tentohet të kryhet, nga çdo person fizik apo juridik, duke mos lejuar cënimin e mbarëvajtjes së këtij procesi;
    • Bazuar nëparimin e ligjshmërisë dhe përgjegjësisë si dhe diskrecionit të organeve administrative, sipas të cilëve asnjë organ nuk ka detyrimin dhe nuk mban përgjegjësi ligjore nëse nuk zbaton një urdhër, akt, apo cfarëdo vendimi absolutisht të pavlefshëm dhe që bie në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe ligjin;
    • Ndërhyrjen e Presidentit të Republikës në këtë fazë të procesit zgjedhor si një mjet që ka cënuar rëndë barazinë e konkurimit politik duke shkelur kështu paanësinë politike që Kushtetuta i ka veshur Presidentit të Republikës;
    • Mundësinë e aktivizimit tëmekanizmave tëkontrollit dhe hetimit parlamentarparashikuar nganeni 90, paragrafi 2 i Kushtetutës;

Kuvendi i Shqipërisë vlerëson se akti i Presidentit datë 10.06.2019 për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, është një akt absolutisht i pavlefshëm, i nxjerrë në kapërcim të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit dhe si i tillë ai konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë.

Kuvendi i Shqipërisë mbështet qëndrimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për vijimin e procesit zgjedhor dhe inkurajon këtë organ të vijojë të mbrojë pacënueshmërinë si dhe të garantojë vazhdimësinë e procesit zgjedhor për zgjedhjet vendore të datës 30 Qershor 2019 nisur si rrjedhojë e zbatimit të Dekretit të Presidentit nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, duke e njohur këtë të fundit sitë vetmin akt të ligjshëm të nxjerrë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë në kuadër të zgjedhjeve vendore 2019.

Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje të gjitha organeve publike që ngarkohen nga ligji me detyra në kuadër të mbarëvajtjes dhe organizimit të zgjedhjeve vendore të Qershorit 2019 të konsiderojnë si inekzistent aktin e Presidentit datë 10.06.2019 për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 dhe të vijojnë përmbushjen e detyrave të tyre sipas përcaktimeve në legjislacionin përkatës për të garantuar të drejtën kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.

Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës. /Opinion.al

 

Etiketa: draft-rezolutaKuvendimeta


Ju sugjerojmë

Gjykata në Novi Sad urdhëron arrest shtëpiak për 3 nga 6 aktivistët e burgosur
Rajoni

Gjykata në Novi Sad urdhëron arrest shtëpiak për 3 nga 6 aktivistët e burgosur

20 Maj, 2025 7:42 pm
VIDEO/ Kaos në Giro d’Italia, qytetari futet mes çiklistëve për të penguar garën
Sport

VIDEO/ Kaos në Giro d’Italia, qytetari futet mes çiklistëve për të penguar garën

20 Maj, 2025 7:35 pm
Pr. Rezoluta anti-korrupsion, Meta: Ky regjim do një të shtyrë për të rënë në greminë dhe ne s’do ja kursejmë
Kryesore

11 Maji, Meta: Të analizohet rezultati i zgjedhjeve në çdo Qendër Votimi në Tiranë

20 Maj, 2025 7:25 pm
Trajneri i ri te Milani, zbulohet i preferuari i Igli Tares
Sport

Trajneri i ri te Milani, zbulohet i preferuari i Igli Tares

20 Maj, 2025 7:05 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

PD i kërkon KQZ që të mos certifikojë rezultatin nga votat e diasporës dhe auditim

20 Maj, 2025 6:33 pm
Ja cilat janë 13 shkeljet gjatë zgjedhjeve që mund t’ju çojnë në dyert e SPAK
Kryesore

Krimet zgjedhore/SPAK aksion në bashkinë e Klosit,sekuestrohet kompjutera e telefona

20 Maj, 2025 6:33 pm
Zgjedhjet e 11 Majit,Gjonaj:Fitoret personale zvogëlohen para një fitoreje të madhe
Politikë

Zgjedhjet e 11 Majit,Gjonaj:Fitoret personale zvogëlohen para një fitoreje të madhe

20 Maj, 2025 6:17 pm
Presidenti Maduro akuzon mafian shqiptare: Ndërhyri në zgjedhjet e Venezuelës
Bota

Presidenti Maduro akuzon mafian shqiptare: Ndërhyri në zgjedhjet e Venezuelës

20 Maj, 2025 5:36 pm
Musk thirrje mbretit Charles: Shpërnda parlamentin e Britanisë dhe urdhëro mbajtjen e zgjedhjeve të reja
Bota

Musk sulmon Bill Gates: Është një gënjeshtar i madh

20 Maj, 2025 5:31 pm
Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit, lë në “arrest në shtëpi” Kreshnik Budllën
Kronikë

Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit, lë në “arrest në shtëpi” Kreshnik Budllën

20 Maj, 2025 5:27 pm
Para
Zihen për një kioskë, i vë flakën 67 vjeçarit

Zihen për një kioskë, i vë flakën 67 vjeçarit

Kim Kardashian tregon portretin e Psalm, një kopje e motrës së tij

Kim Kardashian tregon portretin e Psalm, një kopje e motrës së tij

Ceka për ata që votojnë në 30 qershor: Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti

Ceka për ata që votojnë në 30 qershor: Jeni të marrë dhe ju vraftë Zoti
















TE FUNDIT

Gjykata në Novi Sad urdhëron arrest shtëpiak për 3 nga 6 aktivistët e burgosur

Gjykata në Novi Sad urdhëron arrest shtëpiak për 3 nga 6 aktivistët e burgosur
20 Maj, 2025

Gjykata e Apelit në Novi Sad ka urdhëruar të martën që tre nga gjashtë aktivistët e burgosur politikë të lirohen...

Lexo më shumë

VIDEO/ Kaos në Giro d’Italia, qytetari futet mes çiklistëve për të penguar garën

VIDEO/ Kaos në Giro d’Italia, qytetari futet mes çiklistëve për të penguar garën
20 Maj, 2025

Giro D' Italia po vijon me etapat e saj në Itali, por vëmendja së fundmi është zhvendosur në Napoli, aty ku...

Lexo më shumë

11 Maji, Meta: Të analizohet rezultati i zgjedhjeve në çdo Qendër Votimi në Tiranë

Pr. Rezoluta anti-korrupsion, Meta: Ky regjim do një të shtyrë për të rënë në greminë dhe ne s’do ja kursejmë
20 Maj, 2025

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka firmosur nga qelia një dokument, përmes të cilit ka urdhëruar anëtarët e...

Lexo më shumë

Trajneri i ri te Milani, zbulohet i preferuari i Igli Tares

Trajneri i ri te Milani, zbulohet i preferuari i Igli Tares
20 Maj, 2025

Igli Tare pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme si drejtori i ri sportiv te Milani. Marrëveshja mes palëve është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com