Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DPA prezanton 6 botimet më të reja studimore

2022/11/18 at 5:33 PM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
DPA prezanton 6 botimet më të reja studimore

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka prezantuar 6 botimet më të reja studimore, që trajtojnë tematika historike dhe të lëmit të arkivistikës.

Promovimi i këtyre botimeve u zhvillua në orën 14:00 në sallën ovale të Pallatit të Kongreseve, në punimet e Panairit Kombëtar të 25-të të Librit “Tirana 2022”. Të pranishëm në ceremoni ishin kreu i DPA-së, Prof. Asoc. Dr. Ardit Bido, anëtarë të Këshillit të Lartë të Arkivave (KLA), përfaqësues nga Arkivi Qendror Shtetëror (AQSH) dhe nga ASHAK-u, si dhe arkivistë e studiues të fushave përkatëse.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Bido, i cili moderoi edhe diskutimin në tryezën e përbashkët, nënvizoi se kemi të bëjmë me një rikthim të DPA-së në funksionin e botueses pas një periudhe të gjatë mungese, duke shtuar se duke nisur nga ky vit, botimet do të jenë periodike. “Falenderoj të pranishmit dhe profesorët e nderuar, të cilët janë pjesë jona e pandashme. Pas një munguese të gjatë, i rikthehemi botimeve dhe kemi vendosur që të ketë 5 botime të përvitshme dhe cilësore në fushën e historiografisë. Botimet që prezantojmë sot trajtojnë përvjetorë të rëndësishëm të një game të gjerë, të personaliteteve apo të ngjarjeve historike. Falenderoj anëtarët e Këshillit të Lartë të Arkivave (KLA), që kanë qenë në pararojë për të garantuar cilësinë e produktit final. Po ashtu, sjellim numrin e radhës të revistës “Arkivat Shqiptare”, që përmbledh punimet periodike të studiuesve dhe të arkivistëve në mbarë trojet shqiptare, të realizuara në Konferencat Mbarëkombëtare të Arkivistikës.”- tha Bido.

Pesë prej punimeve të publikuara rishtas vijnë në trajtën e studimeve të kryera nga hulumtues të periudhave të rëndësishme apo të figurave me kontribut në historinë e vendit. Bëhet fjalë për titujt e poshtëlistuar:

“Misionet aleate në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore 1943-1944”, “Kongresi i Beratit dhe Autoqefalia e Kishës Ortodokse Shqiptare”, “Justin Godarti përmes dokumenteve arkivore”, “Marrëdhëniet e ish-Partisë së Punës së Shqipërisë me partitë komuniste dhe lëvizjet marksiste-leniniste jashtë ‘Bllokut komunist’” dhe “100-vjetori i themelimit të Muzeut Kombëtar, 1922-2022”.

Përkatësisht, këto punime janë realizuar nga bashkëautorët Dr. Endrit Musaj dhe Dr. Lorenc Agalliu, Prof. Asoc. Dr. Bido dhe Myrteza Sharra, Gjergj Totozani, Armando Boçe dhe Arbër Bilbili, Elsa Saka dhe Dr. Dorian Koçi. Do flasin Sharra, Bilbili, Koçi, Agalliu dhe Totozani.

Për të gjashtin vit radhazi, bashkëpunimi mes DPA-së dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK) kurorëzohet me botimin e numrit të radhës së revistës “Arkivat Shqiptare”. Ky publikim, që është i vetmi në fushën e arkivave në mbarë trojet shqiptare, i mundëson çdo arkivisti apo të interesuari që të thellohet në disiplinën e arkivistikës, si shkencë të mëvetësishme nga historia apo shkencat e tjera të përafërta. Në fjalën e rastit, Kryeshefi i ASHAK-ut, Zyberaj, vlerësoi bashkëpunimin me DPA-në dhe tha se synimi i kësaj reviste është të bëjë bashkë hulumtuesit për të  shqyrtuar çdo vit ngjarje historike, si edhe problematika apo prakika të përbashkëta të dy institucioneve arkivore.

Botimet e prezantuara së fundmi, të gjashtë numrat e revistës arkivore dhe të tjera publikime të mëparshme me tematika të rëndësishme historike, do të gjenden në stendën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASH), deri në mbyllje të panarit, ditën e diel, më datë 20 nëntor. Më herët këtë vit, DPA-ja u bëri thirrje studiuesve për të marrë pjesë në botimet e parashikuara përgjatë vitit 2023, duke iu propozuar një larmi temash në rrafshe të ndryshme të veprimtarisë publike.

Ju sugjerojmë

Senati amerikan miraton rezolutë për të kufizuar Trumpin në Venezuelë
Bota

Senati amerikan miraton rezolutë për të kufizuar Trumpin në Venezuelë

8 Janar, 2026 9:29 pm
Vjosa doli nga shtrati dhe uji hyri në autostradën Vlorë-Fier, izolohen 6 fshatra
Aktualitet

Vjosa doli nga shtrati dhe uji hyri në autostradën Vlorë-Fier, izolohen 6 fshatra

8 Janar, 2026 9:00 pm
Evakuime në lagjen 5 Maji në Tiranë, tregtarët nxjerrin mallrat nga magazinat
Aktualitet

Evakuime në lagjen 5 Maji në Tiranë, tregtarët nxjerrin mallrat nga magazinat

8 Janar, 2026 8:48 pm
Evakuohen familjet e rrezikuara nga përmbytjet në Ferras
Aktualitet

Evakuohen familjet e rrezikuara nga përmbytjet në Ferras

8 Janar, 2026 8:29 pm
Tiranë/ Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura te “5 Maji”
Aktualitet

Tiranë/ Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura te “5 Maji”

8 Janar, 2026 7:34 pm
Kush ia sugjeroi Trumpit idenë e “blerjes” së Groenlandës?
Bota

Kush ia sugjeroi Trumpit idenë e “blerjes” së Groenlandës?

8 Janar, 2026 7:21 pm
Vjosa doli nga shtrati, uji hyn edhe në autostradën Vlorë-Levan
Aktualitet

Vjosa doli nga shtrati, uji hyn edhe në autostradën Vlorë-Levan

8 Janar, 2026 6:48 pm
Policia rrugore i bën apel drejtuesve të automjeteve: Përdorni goma dimërore
Aktualitet

Policia rrugore i bën apel drejtuesve të automjeteve: Përdorni goma dimërore

8 Janar, 2026 6:29 pm
Pogradec/ Dëmtohet rruga nga reshjet e shiut
Aktualitet

Pogradec/ Dëmtohet rruga nga reshjet e shiut

8 Janar, 2026 5:10 pm
Dëborë dhe ngrica në Qafën e Llogarasë, bllokohet qarkullimi
Aktualitet

Dëborë dhe ngrica në Qafën e Llogarasë, bllokohet qarkullimi

8 Janar, 2026 5:08 pm
Para
Opinion, 17 nëntor 2022

Opinion, 17 nëntor 2022

Polonia vendos pajisje monitoruese përgjatë kufirit me Bjellorusinë

Polonia vendos pajisje monitoruese përgjatë kufirit me Bjellorusinë

Ditë të paharrueshme në Portonovi

Ditë të paharrueshme në Portonovi

TE FUNDIT

Senati amerikan miraton rezolutë për të kufizuar Trumpin në Venezuelë

Senati amerikan miraton rezolutë për të kufizuar Trumpin në Venezuelë
8 Janar, 2026

Senati i SHBA-së, me shumicë republikane, miratoi një rezolutë për ta penguar presidentin Trump të ndërmarrë veprime të mëtejshme ushtarake...

Lexo më shumë

Vjosa doli nga shtrati dhe uji hyri në autostradën Vlorë-Fier, izolohen 6 fshatra

Vjosa doli nga shtrati dhe uji hyri në autostradën Vlorë-Fier, izolohen 6 fshatra
8 Janar, 2026

Nënkalimi poshtë autostradës Vlorë-Fier që lidhë disa fshatra të Njësisë Administrative Novoselë është bllokuar nga uji i lumit Vjosa që...

Lexo më shumë

Evakuime në lagjen 5 Maji në Tiranë, tregtarët nxjerrin mallrat nga magazinat

Evakuime në lagjen 5 Maji në Tiranë, tregtarët nxjerrin mallrat nga magazinat
8 Janar, 2026

Prej më shumë se 1 ore 60 efektivë dhe 11 mjete të shërbimit zjarrfikës po përpiqen të shuajnë flakët masive...

Lexo më shumë

Evakuohen familjet e rrezikuara nga përmbytjet në Ferras

Evakuohen familjet e rrezikuara nga përmbytjet në Ferras
8 Janar, 2026

Janë evakuuar të gjitha familjet e rrezikuara nga vërshimi i ujrave në fshatin Ferras, pasi ujrat e Vjosës kanë kaluar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com