Një 22-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj të riut, policia gjeti 14 doza kanabis, 5 doza kokainë, një thikë si dhe shkop gome.
Mbi 22-vjeçarin rëndojnë akuzat “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje e pajisjeve të policisë”./Opinion.al