Bota

Doza e tretë e vaksinës anti-COVID, Izraeli publikon efektet anësore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:47 - 10/08/21 |
Opi Nion

Prej dy javësh Izraeli ka nisur përdorimin e dozës së tretë anti-COVID tek personat mbi 60 vjeç,

Nga të dhënat e deri tanishme lidhur me efektet e mundshme anësore që mund të jap doza e tretë. rezulton se këto efekte kanë qenë të lehta dhe të ngjashme me ato efekte që ka pasur doza e dytë e vaksinës.

Për studimin janë marrë në vëzhgim 240 mijë persona që janë vaksinuar me dozën e tretë. 4500 prej tyre e kanë marrë dozën e tretë mes 30 korrikut dhe 1 gushtit. 88 për qind e pjesëmarrësve deklaruan se ditët pas dozës së tretë janë ndjerë njësoj ose më mirë në krahasim me të dytën.

31 për qind e tyre u ankua për efekte anësore jo të këndshme, por të lehta. Më e zakonshmja ishte dhimbja në krah.

Ndërsa 0.4 për qind pohon se ka pasur vështirësi në frymëmarrje, kurse 1 për qind kanë marrë mjekim për një efekt anësor ose tjetrin. Ekspertët izraelitë këmbëngulin se në pjesën më të madhe efektet anësore janë më të lehta ose të ngjashme me të dytën, pra nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Por shifrat për sa i përket infektimeve pas dozës së tretë janë ndryshe. Nga një prej raportimeve të fundit të ministrisë së shëndetësisë në Izrael, janë 14 personat e infektuar me Covid-19 një javë pasi kanë marrë dozën e tretë të vaksinës. 11 nga të infektuarit janë më shumë se 60 vjeç, dy prej të cilëve janë shtruar në spital.

Pas