Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dosja/ Zbardhen deklaratat në prokurori të Rexhep Rrajës e Xhisela Malokut

2018/10/01 at 12:48 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Dosja/ Zbardhen deklaratat në prokurori të Rexhep Rrajës e Xhisela Malokut

Publikohet kërkesa e Prokurorisë se Krujes për caktimin e masës se sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj djalit të deputetit Rrahman Rraja, i akuzuar për përndjekjen e ish të dashurës Xhisiela Maloku. Kërkesa për masën e sigurisë është firmosur më 29 shtator 2018.


“Shtetasi Rexhep Rraja prej disa vitesh ka qenë në një raport dashurie me viktimën Xhisiela Maloku. Palët janë njohur para shtatë vitesh në komunën Nikël të qytetit të Krujës dhe mes tyre ka pasur një raport intensiv lidhje dashurie. Konkretisht Shtetasja Xhisiela Maloku me banim në komunën Nikël të qytetit të Krujës, fillimisht në datën 21.07.2018, pranë komisariatit numër tre të qytetit të Tiranës, ka kallëzuar faktin se në mënyrë të përsëritur, në episode të përsëritura dhe prej një viti përndiqet nga ana e shtetasit Rexhep Rraja”, thuhet në kërkesën e masës ndaj Rrajas, që ka siguruar “Balkanews”.

Sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, Xhisiela Maloku ka kallëzuar fillimisht Rexhep Rrajën në komisariatin numër tre të Tiranës në datë 21 korrik 2018 se në mënyrë të përsëritur, në episode të përsëritura dhe prej një viti përndiqet nga ana e shtetasit Rexhep Rraja.

Gjithashtu Prokuroria bën me dije se janë marrë të dhëna në dobi të hetimit nga viktima në datën 30 korrik 2018 ku ndër të tjerash kjo e fundit shprehet se ..”në datën 19.07.2018 është ushtruar dhunë ndaj saj në vendin e quajtur hotel Boci..pavarësisht se ka qëndruar në hotel nuk ka kryer marrëdhenie seksuale me të hetuarin.. më pas dola unë e para dhe ai erdhi më pas duke më përqafuar dhe duke më bërë lajka…shqetësimet e mia ja kam shprehur edhe rrethit shoqëror…në fillim të vitit 2018 kemi bërë një deklaratë pranë inspektorit të zonës së Fushë Krujës se jam sqaruar me shtetasin Rexhep Rraja, kjo gjë ka ardhur si pasojë e një kontradite që kemi pasur.”

Sipas Prokurorise, me qëllim kryerjen e një hetimi holistik dhe të gjithanshëm në datën 29 shtator 2018 është ripyetur viktima Xhisela Maloku e cila shprehet se:

“Une jam njohur me shtetasin Rexhep Rraja ne vitin 2012 dhe i kam prishur mardhenjet me te ne vitin 2017. Kjo prishje e lidhjes tona ka qene kerkese e Rexhepit fillimisht ne muajin Maj 2017. Prishja perfundimtare mes nesh ka qene ne muajin Korrik 2018, kohe kur une kam bere kallezim ne polici ndaj Rexhepit….Perndjekja nga ana e shtetasit Rexhep Rraja perkundrejt meje ka filluar ne muajin Korrik 2017 duke me ndaluar ne rruge, duke me dale perpara rruge dhe duke me telefonuar here pas here me numer te fshehur, duke me detyruar qe une te qendroja me te dhe me asnje tjeter. Pavaresisht se une i kam thene qe nuk doja te vazhdoja lidhjen me te, por une jam kthyer perseri tek ai dhe per shkak te frikes dhe per shkak te deshires time. Sikunder e theksova me siper ndarja ime perfundimtare me te ka qene ne muajin Korrik 2018. Pas ndarjes perfundimtare ne muajin Korrik 2018, nga ana e Rexhep Rraja nuk kam pasur asnje shqetesim, ndersa sikur e theksova me siper, pas ndarjeve kalimtare ai gjithmone me dilte ne rruge dhe me detyronte te kthehesha me të. —-Lidhur me deklaraten e leshuar nga shtetasi Rexhep Rraja une po njihem vetem ne keto momente, nuk eshte e vertete qe jemi ngaterruar per pune makinash, por e verteta qendron ndryshe. Mua me ka marre ne telefon Rexhepi dhe me ka pyetur se ku je, dhe une i jam pergjigjur se jam ne Qafshtame me motren. Nga telefonata qe kisha me Rexhepin, ai filloi te me bertiste ne telefon dhe ai ka ardhur me makinen e tij tip Audi A6 me targa AA666PG, i cili na ka ndalur ne rruge dhe u konfliktuam me fjale. Motra ime u frikesuara dhe ka thirrur policine ne telefon duke qene se Rexhepi komunikonte me tone te larta dhe jemi shtyre me njeri tjetrin.

Policia erdhi dhe kete deklarate une e kam nenshkruar me vullnetin tim te lire, por nuk jam ne dijeni te deklarates se leshuar nga Rexhep Rraja me te cilen u njoha sot…. Shtetasi Rexhep Rraja eshte konsumues i cigares, konkretisht ai pin duhan Malboro Greke. Me daten 20.07.2018 shtetasi Rexhep Rraja me ka telefonuar nga numri i shtetasit Ramazan Rraja qe eshte 069…. dhe me ka thene qe te terheq denoncimin. Dua te them qe ne kete dite ai me eshte lutur nga telefoni qe une te terhiqja denoncimin. Shtetasi Rexhep Rraja me ka telefonuar me numer te fshehur. Kur une kam bere kallezimin ne Tirane, jam telefonuar nga shtetasi Ramazan Rraja per ta takuar, por gjithashtu nga ky numer telefoni me ka telefonuar disa here edhe Xheni…Dua te sqaroj se rrjeti social Istagram egziston si opsion qe personi qe te shkruan , ne rast se te ben “Bllok”, biseda fshihet automatikisht. Gjithashtu dua te shtoj se nuk kam patur shqetesime ne profilin tim facebook, apo mesazhe te karakterit kercenues, pavaresisht mbrojtjes qe me ka ofruar prokurorja e çeshtjes, nuk kam pranuar dhe nuk pranoj pasi nuk ndihem e kercenenuar dhe nuk kam nevoje per mbrojtje.
Nderkohe i pyetur lidhur me faktin penal i hetuari është shprehur se gjithçka është produkt i një sajese të ish të dashurës së tij, shtetases Xhisiela Maloku me qëllim që të hakmerret për lidhjen e saj të dashurisë.

I ripyetur më datë 29.09.2018 i hetuari Rexhep Rraja parashtron në mënyrë eksplicite se:

“Deklaroj se nuk kam ushtruar aspak dhune ndaj saj. Persa i perket dites qe pretendon se une e kam takuar, jemi takuar miqesisht dhe nuk kam pas asnje lloj marrëdhenie me te. Gjithashtu deklaroj se une nuk mbaj arme zjarri dhe s’kam…Me shtetesen Xhisiela Maloku jam njohur para disa vitesh, nuk e mbaj mend saktesisht dhe para nje viti e gjysem i kam shkeputur mardhenjet me te. Lidhur me deklaraten e pajtimit të vitit 2017… Po eshte e vertete, pasi ishte nje automjet qe une nuk e njihja ne rrugen e Qafshtames, bente manovrime ne rruge duke me rrezikuar mua jeten. Ngaqe nuk njoha automjetin, debatova nga automjeti ne automjet dhe pashe qe ne timon ishte Anida Maloku bashke me te motren Xhisiela Malokun. Pasi vajzat kishin njoftuar policine lidhur me debatin per rrugen, aty erdhi policia dhe pasi na shoqeroi ne polici, kemi nenshkruar kete deklarate….nuk eshte e vertete qe une ta kem telefonuar me numra tjere telefoni, por kam biseduar me Xhisielen dhe me numra tjere te afermve te mije, pasi ajo merrte vete dhe kerkonte qe te dilja une ne telefon. Ndersa me date 21.07.2018 une nuk e kam telefonuar shtetasen Xhisiela.Pasi u njoha me aktin e ekspertimit mjeko-ligjor dua te them se une nuk kam lidhje fare me keto demtime dhe nuk di se ku mund ti kete marre ato”.

Përsa më sipër, Prokuroria ben me dije se është e nevojshme që ndaj shtetasit Rexhep Rraja të caktohet një masë sigurimi personal duke qenë se ekziston rreziku që të prishi provat dhe rreziku i ikjes.

Etiketa: deshmidhunadosjamalokuprokuroriaRraja


Ju sugjerojmë

Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS
Kryesore

Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS

13 Maj, 2025 8:54 am
Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese
-Kulturë

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese

13 Maj, 2025 8:49 am
Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52
Kryesore

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52

13 Maj, 2025 8:38 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Kryesore

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja

13 Maj, 2025 8:32 am
Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
Kryesore

Parashikimi i motit sot,  13 Maj 2025

13 Maj, 2025 8:20 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 13 maj 2025

13 Maj, 2025 8:13 am
Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
-U tha në Opinion

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

12 Maj, 2025 10:25 pm
A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
-U tha në Opinion

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

12 Maj, 2025 10:20 pm
Para
Pse u përlot Tuna live në emision?

Pse u përlot Tuna live në emision?

Çështja ‘Xhisiela’, zbardhen dëshmitë e oficerit Çitozi para SHÇBA

U dhunua nga djali i deputetit/ Policia merr në mbrojtje Xhisela Malokun

Roberti zbulon një anë tjetër të Norës, nuk bëhet fjalë për diçka pozitive

Roberti zbulon një anë tjetër të Norës, nuk bëhet fjalë për diçka pozitive
















TE FUNDIT

Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS

Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS
13 Maj, 2025

Ka përfunduar procesi i numërimit në të 10 KZAZ e qarkut të Elbasanit, ku kryeson Partia Socialiste. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese
13 Maj, 2025

Mbrëmjen e kësaj të marte nis edicioni i 69 i festivalit evropian të muzikës “Eurovision 2025”. Shkodra Elektronike do të...

Lexo më shumë

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52
13 Maj, 2025

Vijon procesi i numërimit të votave, ku në disa bashki nuk ka përfunduar akoma. Nga rezultatet e deritanishme Partia Socialiste...

Lexo më shumë

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
13 Maj, 2025

Fiton mes shqiptarëve brenda vendit dhe diasporës, mban zonat e jugut dhe qendrës dhe thuajse pushton edhe veriun, bastionin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com