Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dosja “Shpirti”/Skafisti i penduar: Droga u transportua me makinë funerali

2021/07/05 at 11:38 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dosja “Shpirti”/Skafisti i penduar: Droga u transportua me makinë funerali

Detaje të reja vijojnë të dalin në dritë nga dosja e operacionit “Shpirti”. Bashkëpunëtori i drejtësisë, skafisti Fiqiret Seferi që mban statusin e të penduarit të drejtësisë ka rrëfyer mbi rolin e dy ish-gardistëve, Hekuran Marku e Agustin Deda, të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në rrjetin e trafikut të drogës.


I penduari tregon se me gardistët i prezantoi një person më emrin ‘Pingio’, që më vonë u identifikua si Eltjon Bregasi dhe që konsiderohej si njeri i rëndësishëm në rrjetin kriminal. “Pingio” na prezantoi me bodygardët. ‘Pingio’ është i kërkuar në Shqipëri. Ai është ose nga Përmeti ose nga Skrapari. Banon në zonën e Marikajt. Është rreth 140-150. Është i dobët dhe i pamartuar. Nuk kishte makinë ishte gjithmonë i shoqëruar nga bodygardë. Kur kemi shkuar ta takonim në Memaliaj ishte i shoqëruar nga bodygardët”, tha Seferi.

Fiqiret Seferi iu ka rrëfyer hetuesve italianë se 2 ish-gardistët ishin pronarë të plantacioneve të drogës në Memaliaj.

“Bashkë me ‘Pingio’-n e Hekuranin kemi shkuar në Memaliaj ku kishin kultivuar drogën në plantacion në hapësirë. Që ishte e shpërndarë në 2 apo 3 zona në mes të pyllit. Jam ne gjendje të gjej atë vend. Ne i kemi parë bimët nga larg duke na i treguar ata. Rreth 3-4 km më larg kemi hyrë në një magazinë ku ishin 20 -30 punëtorë që po pastronin gjethet e marijuanës që ndodheshin në thasë të mëdhenj. Plantacioni ishte i Hekuranit dhe ‘Pingo’ komandonte punëtorët që merrnin 10 deri në 15 euro në ditë”, thotë i penduari.

Më tej në dosjen hetimore thuhet se pas takimit në magazinën e plantacionit, droga u transportua nga Memaliaj në Lumin Shkumbin me qëllim për ta trafikuar drejt Italisë, por aty patën disa probleme të vogla, pasi hasën policinë lokale.

“Kur mbërritëm në Gosë, Kavajë, kemi parë policinë dhe për këtë njoftuam ‘Pingion’. Ky i fundit mori në telefon Hekuranin dhe Agustinin, duke i informuar se kishin parë policinë lokale. Shkuam tek një vend që dinte Ajdini. Mallin e shkarkuam tek varrezat e ‘Pingios’ dhe ai na tha se do të prisnim Agustinin e Hekuranin deri kur të mbaronin shërbimin, se ishin bashkë me ministrin dhe do e shoqëronin në shtëpi. Kur e pamë policinë nuk ndaluam. Ndërsa prisnim që Hekurani dhe Agustini të vinin, ata telefonuan Pingion dhe i thanë të rrinte i qetë, sepse nuk kishte asnjë sinjalizim për transportimin tonë”, shpjegon i penduari, në dosjen hetimore të siguruar nga news 24.

Ai thotë se dy gardistët u shfaqen pas mesnate. “Hekurani dhe Agustini erdhën tek ne pas mesnate. Kemi ngarkuar drogën dhe kemi në Vilëbashtovë. Gjatë rrugës na kanë shoqëruar ata të dy. Kemi ngarkuar gomonen dhe jemi nisur, ishte 20 dhjetori. Në ngarkim ishin 5 vetë. Unë, Ajdini dhe 3 persona të tjerë, që udhëtonin me një ‘Mercedez Vito’. Ishte dhe një makinë e funeralit. Dy bodygardët nuk ishin të pranishëm në ngarkim dhe nisje”, tregon ai.

I penduari flet edhe për shumën që do të paguhej ai dhe miku i tij, Ferhat Ajdini nëse do të kapeshin teksa transportonin drogën për në Itali. “‘Pingio’, Agustini e Hekurani na thanë që unë e Ajdini do të fitonim 100 mijë euro për kokë për transportin e kësaj droge, po u arrestuam”, thotë i penduari.

Në dosjen e SPAK thuhet se dy ish-gardistët në bashkëpunim me Eltjon Bregasin, si dhe shtetasit italianë Silvio Sidella, Raffaele Addante, Guisepe Vispo, Alesio Ventrella kanë trafikuar 1016 kg lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë. Sasia është kapur nga autoritetet në Bari. SPAK ka dyshime se dy ish-punonjësit e policisë, në bashkëpunim me Bregun, shtetasit italianë dhe disa persona të paidentifikuar, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal kanë trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

Operacioni ‘Shpirti’, u finalizua me firmosjen e 28 urdhër arresteve. Te penduarit e drejtësisë, Fiqiret Seferi, Ferhat Ajdini, Donial Drolli, Mariglen Shusha dhe Elton Hamza, kanë rrëfyer detaje tronditëse të implikimit të zyrtarëve të policisë në trafik, që nga garancia që u jepnin bosëve të drogës, për të kultivuar, magazinuar e transportuar drogën, e deri tek fikja e radarëve që skafistët të largoheshin qetësisht drejt Italisë.

 

Etiketa: deshmiaDosja Shpirtii penduari


Ju sugjerojmë

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025
Bota

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025

31 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre
Bota

Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre

31 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha
Aktualitet

Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha

31 Dhjetor, 2025 7:59 pm
Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit
Aktualitet

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit

31 Dhjetor, 2025 7:07 pm
Urimi i Berishës: Në 2026, do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale “Rilindja”
Kryesore

Urimi i Berishës: Në 2026, do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale “Rilindja”

31 Dhjetor, 2025 4:58 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Rusia do të fitojë në Ukrainë

31 Dhjetor, 2025 4:15 pm
Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Familja i jep forcë shoqërisë sonë
Aktualitet

Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Familja i jep forcë shoqërisë sonë

31 Dhjetor, 2025 1:18 pm
Kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit
Aktualitet

Kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit

31 Dhjetor, 2025 11:56 am
Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në Paqësor
Bota

Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në Paqësor

31 Dhjetor, 2025 11:31 am
Zvicër, ushtria do të rrisë shpenzimet për të modernizuar forcat e saj
Bota

Zvicër, ushtria do të rrisë shpenzimet për të modernizuar forcat e saj

31 Dhjetor, 2025 9:56 am
Para
Shkodër/ Aksidentohet në punë, humb jetën punëtori i fabrikës së peshkut

EMRAT/ Burri vret me thikë bashkëshorten në Krujë

VIDEO/ Me dy fëmijë në makinë, nëna e dehur përplaset me karburantin

VIDEO/ Me dy fëmijë në makinë, nëna e dehur përplaset me karburantin

Covid-19 do trajtohet si grip, ky shtet s’do të raportojë më rastet e reja

Covid-19 do trajtohet si grip, ky shtet s'do të raportojë më rastet e reja
















TE FUNDIT

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025
31 Dhjetor, 2025

Nga xhihadisti i shndërruar në burrë shteti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, te Virginia Giuffre, akuzuesja e amerikanit të dënuar për...

Lexo më shumë

Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre

Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre
31 Dhjetor, 2025

Viti 2025 nxori në pah filmat që arritën të bëhen fenomene globale. 1. “Ne Zha 2” – 2,15 miliardë dollarë...

Lexo më shumë

Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha

Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha
31 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka bërë urimin e tij për vitin e ri 2026, duke përmendur arritjet e viti që lam...

Lexo më shumë

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit
31 Dhjetor, 2025

Një ngjarje tjetër ka ndodhur në Vlorë, pas problemeve me pajisjet e ujit që lanë qytetarët 5 ditë pa ujë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com