Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta, raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci. Disa prej të pandehurve janë thirrur sot për t’u njohur me përfundimin e hetimeve.
Siç raporton gazetarja, në ambientet e SPAK-ut ka hyrë Ema Çoku, e cila është hetuar për pastrim parash.
Po ashtu sot pritet të paraqitet Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, ndërkohë që kjo e fundit pritet të paraqitet të mërkurën.
Këtë të hënë do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve edhe Pirro Xhixhos. Për ish-presidentin Meta nuk dihet ende kur do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve. Avokati i tij, Kujtim Cakrani, deri më tani nuk ka dijeni dhe njoftim nga SPAK.
Ish-presidenti u arrestua më 21 tetor të vitit të shkuar, pasi akuzohet nga SPAK se ka konsumuar elementë të veprave penale: “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje e pasurisë”.