Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dosja/ Kryebashkiaku i Poliçanit pa diplomë: Si Adriatik Zotkaj ngacmonte seksualisht vajzën

2017/03/16 at 7:09 PM
në Aktualitet, Kronikë, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dosja/ Kryebashkiaku i Poliçanit pa diplomë: Si Adriatik Zotkaj ngacmonte seksualisht vajzën

Kryetari socialist i Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj është dënuar nga gjykata e Tiranës me 1 vit burgim në 21 Maj 2002, për veprat penale të kryerjes së veprimeve arbitrare si edhe për falsifikim të dokumenteve shkollore.

Sipas vendimit, dënimi ndaj Zotkaj është marrë pas kallëzimit të një vajze e cila e akuzonte për ngacmim seksual.

Asokohe, ai ushtronte funksionin e shefit të Rendit të Gramshit, dhe sipas vendimit të gjykatës të afërmit e vajzës i kanë kërkuar që ta ‘linte rehat’ të renë, por ai edhe pasi ua kishte premtuar këtë gjë, “nuk ka hequr dorë nga rruga e nisur”.

Për këtë arsye, “Ferdinand Dusho që është djali i dajës së kallëzueses, është takuar me të pandehurin (Adriatik Zotkaj) dhe e kanë lënë të takoheshin në Tiranë me të atin e vajzës dhe disa miq të tij që ta mbyllnin përfundimisht këtë problem. Por i pandehuri Adriatik Zotkaj nuk ka shkuar në takim duke detyruar dëshmitarët Ferdinand Dusho dhe Dritan Cela që të shkonin në Gramsh ku i pandehuri kryente detyrën e shefit të rendit, për ta takuar”.

Në vendimin e gjykatës sqarohet se “në qytetin e Gramshit i pandehuri dhe dëshmitarët janë takuar në një lokal dhe pas një debate janë ndarë dhe dëshmitarët janë nisur për në Durrës, ku dhe punon.

Sapo kanë arritur në Llixha dhe janë ulur në një lokal për të ngrënë, dëshmitarët kanë vënë re forca të shumta policie që drejtoheshin nga i pandehuri (Adriatik Zotkaj), të cilat i kanë shoqëruar me forcë dëshmitarët duke i keqtrajtuar, megjithëse ishin punonjës policie. Në komisariatin e Policisë Gramsh, dëshmitarët janë mbajtur disa orë të izoluar me urdhër të të pandehurit.

Gjithashtu ka rezultuar se i pandehuri nuk ka mbaruar shkollën e lartë në Universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan dhe diploma që ai ka paraqitur në dosjen personale është falsifikuar”,  thuhet në vendimin e gjykatës.

“Cilësimi juridik që u ka bërë veprave penale organi i prokurorisë është i drejtë, sepse i pandehuri në funksion shtetëror jo vetëm që ka dhënë urdhra, por a kryer dhe vetë veprime arbitrare ndaj dëshmitarëve Ferdinad Dusho, Dritan Cela dhe shtetasit Agim Neza”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Tiranës që ka dënuar me në 21 maj 2002, kryebashkiakun aktual të Poliçanit me 1 vit burgim.

Ndërkohë, Adriatik Zotkaj, sipas dëshmisë së penalitetit, është dënuar 5 herë me vendime penale. Në vitin 1985 nga Gjykata e Skraparit për akuzën e “fyerjes dhe goditjes për shkak të detyrës”. Në vitin 1992 Gjykata e Korçës e ka dënuar me 3 vjet burg për akuzën e “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.

Për të vazhduar në vitin 2001 po gjykata e Skraprarit e ka dënuar me 10 muaj burg për kundërshtim të forcave të rendit. Më pas në vitin 2002 Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 12 muaj burg për veprime arbitrare dhe falsifikim të dokumenteve dhe një vendim tjetër i gjykatës së beratit që mban vitin 2006.

Në bazë të ligjit të dekriminalizimit, Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar aktualisht ndërprerjen e mandatit të kryebashkiakut të Poliçanit me argumentin se ka fshehur pikërisht vendimin gjykatës së Skraparit që mban vitin 1985, ku Zotkaj është dënuar për 4 muaj në riedukim për të kryer punë publike.

zotkaj-666zotkaj-4444zotkaj-2222

Etiketa: Adriatik Zotkajkryebashkiaku i policanitngacmonseksualishtvajzen

Ju sugjerojmë

Xhemal Qefalia emërohet zv/ministër i Brendshëm
Politikë

Xhemal Qefalia emërohet zv/ministër i Brendshëm

12 Nëntor, 2025 2:29 pm
Atentati në Rinas, Berisha: Vrasja për llogari të bandave më të afërta me qeverinë
Kryesore

Atentati në Rinas, Berisha: Vrasja për llogari të bandave më të afërta me qeverinë

12 Nëntor, 2025 1:39 pm
Ishulli i vogël në Karaibe që fiton miliona euro pa prodhuar asgjë
Life Style

Ishulli i vogël në Karaibe që fiton miliona euro pa prodhuar asgjë

12 Nëntor, 2025 1:00 pm
Veliaj i kërkon leje SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve për t’u takuar me…
Aktualitet

Veliaj i kërkon leje SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve për t’u takuar me…

12 Nëntor, 2025 12:22 pm
Atentati ku u plagos punonjësi i AMP, pezullohet zinxhiri komandues
Kronikë

Atentati ku u plagos punonjësi i AMP, pezullohet zinxhiri komandues

12 Nëntor, 2025 12:00 pm
Ambasadorët i shkojnë Ramës në zyrë, të pranishëm dhe disa ministra
Aktualitet

Ambasadorët i shkojnë Ramës në zyrë, të pranishëm dhe disa ministra

12 Nëntor, 2025 11:31 am
Tragjedi ajrore/ Rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 ushtarë humbin jetën
Bota

Tragjedi ajrore/ Rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 ushtarë humbin jetën

12 Nëntor, 2025 10:46 am
Dogjën qëllimisht dy makina, policia e Vlorës ndjek kamerat dhe zbulon autorët
Kronikë

Dogjën qëllimisht dy makina, policia e Vlorës ndjek kamerat dhe zbulon autorët

12 Nëntor, 2025 10:40 am
Belgjikë, dronë mbi aeroporte dhe centrale bërthamore! Në ndihmë i shkon Britania
Bota

Belgjikë, dronë mbi aeroporte dhe centrale bërthamore! Në ndihmë i shkon Britania

12 Nëntor, 2025 10:23 am
Ekzekutimi i Gilmando Danit, FNSH kontrolle në Fushë-Krujë
Kronikë

Ekzekutimi i Gilmando Danit, FNSH kontrolle në Fushë-Krujë

12 Nëntor, 2025 10:15 am
Para
Kush ja ngre nervat Edi Ramës?

Sikur Fatmir Xhafaj...

Nga çadra e protestës/ Basha: Edi Rama kërcënon Europën pa bërë detyrat e shtëpisë

Basha: Rama ta harrojë një qeveri teknike kukull

Pas shkarkimit, Saimir Tahiri fletë për herë të parë për Ramën dhe Xhafën

Pas shkarkimit, Saimir Tahiri fletë për herë të parë për Ramën dhe Xhafën

TE FUNDIT

Xhemal Qefalia emërohet zv/ministër i Brendshëm

Xhemal Qefalia emërohet zv/ministër i Brendshëm
12 Nëntor, 2025

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia është emëruar zëvendës ministër i Brendshëm. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen...

Lexo më shumë

Atentati në Rinas, Berisha: Vrasja për llogari të bandave më të afërta me qeverinë

Atentati në Rinas, Berisha: Vrasja për llogari të bandave më të afërta me qeverinë
12 Nëntor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me atentatin e një dite më parë në Rinas ku...

Lexo më shumë

Ishulli i vogël në Karaibe që fiton miliona euro pa prodhuar asgjë

Ishulli i vogël në Karaibe që fiton miliona euro pa prodhuar asgjë
12 Nëntor, 2025

Në vitet 1980, kur interneti ishte ende në fazat e tij të hershme, vendeve iu dhanë emrat e tyre unikë...

Lexo më shumë

Veliaj i kërkon leje SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve për t’u takuar me…

Veliaj i kërkon leje SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve për t’u takuar me…
12 Nëntor, 2025

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar zyrtarisht SPAK dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me një kërkesë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com