Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dosja hetimore italiane: Malaj goditi me qëllim të qartë vrastar, qëlloi vajzën 4 herë

2023/05/11 at 3:21 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrau vajzën dhe italianin, flet Malaj: Nuk shihja më asgjë, kisha djallin në tru

Provat kundër 45-vjeçarit Taulant Malaj që vrau vajzën e tij 16-vjeç dhe të dashurin e dyshuar të gruas së tij, 51-vjeçarin Massimo De Santis, janë bazuar tek videot e kamerave të vendosura në shtëpi.

Kamerat kanë filmuar skenat në të cilat burri godiste vazhdimisht gruan dhe vajzën e tij me një vullnet të qartë “vrastar”, thonë mediat italiane.

Sa i përket vrasjes së Xhesikës, vetëm 16 vjeçe, e cila me guxim u përpoq në çdo mënyrë dhe deri në fund për të mbrojtur nënën e saj nga agresioni brutal i të atit, rezulton se goditjet i janë shkaktuar edhe asaj vullnetarisht, jo vetëm kur ndërhyri për herë të parë në dhomën e gjumit, por edhe kur agresioni vijoi në sallon.

Në dokumentacion shkruhej se në trupin e Xhesikës u gjetën “katër plagë me thikë në gjoks, në vendin e organeve vitale”.

“Në të njëjtën mënyrë, mund të shohim kokëfortësinë me të cilën ai sulmon gruan e tij duke e befasuar në mes të natës teksa ajo është në shtrat, duke shkaktuar plagë të shumta me thikë edhe në pjesën e sipërme të trupit”, thotë gjykatësi.

E gjithë kjo, thekson gjyqtari hetues ka ndodhur nën sytë e djalit të vogël të çiftit.

Sipas hetuesve “metodat brutale të realizimit të fakteve tregojnë tek i dyshuari një pandjeshmëri absolute ndaj jetës njerëzore dhe një prirje të përbashkët për krime, si mjet për të vërtetuar bindjet e tij dhe rolin e tij në të gjithë familjen”.

Mes të shtunës dhe të dielës, pasi vrau Massimo De Santis, për të cilin besonte se ishte i dashuri i gruas së tij, Malaj u ka rrëfyer hetuesve ngjarjen e ndodhur.

“Hyra në dhomën e gjumit në të cilën ndodhej gruaja ime, e godita dhe ndërkohë hyri Xhesika, duke dashur ta mbronte nënën e saj. Kështu që unë godita edhe Xhesikën dhe e vrava. As që e kuptova se ishte ajo. Fatkeqësisht, Xhesika e gjeti veten në kohën e gabuar. Të dyja u larguan nga shtrati për në kuzhinë, ku unë vazhdova t’i godisja”, tha Malaj.

Malaj përdori në krimin e ndodhur një thikë të gjatë 18 cm.

Gruaja e vrasësit, Tefta Malaj, e cila i mbijetoi atentatit pasi mbrohej nga Xhesika, ka telefonuar për ndihmë dhe kur operatori e ka pyetur nëse ishte goditur me thikë, në pamundësi për tu përgjigjur ajo ka thënë: “vajza ime, vajza ime”./Opinion.al

Etiketa: arrestimitaliTaulant Malaj

Ju sugjerojmë

Kosovë/Kushtetuesja bllokon Kuvendin për të formuar qeverinë e re deri në 30 shtator
Rajoni

Kosovë/Kushtetuesja bllokon Kuvendin për të formuar qeverinë e re deri në 30 shtator

5 Shtator, 2025 2:44 pm
Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i mundimshëm
Aktualitet

Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i mundimshëm

5 Shtator, 2025 2:32 pm
Berisha: Rama ka shkelur ligjet amerikane, ka kryer veprime kriminale me McGonigal
Kryesore

Berisha: Rama ka shkelur ligjet amerikane, ka kryer veprime kriminale me McGonigal

5 Shtator, 2025 2:07 pm
Ukraina sulmon rafinerinë ruse të naftës gjatë natës
Bota

Ukraina sulmon rafinerinë ruse të naftës gjatë natës

5 Shtator, 2025 1:25 pm
Shmangu taksat, zv/kryeministrja britanike jep dorëheqjen
Bota

Shmangu taksat, zv/kryeministrja britanike jep dorëheqjen

5 Shtator, 2025 1:08 pm
18-vjeçari nga Kosova qëllon me thikë mësuesen në Gjermani
Bota

18-vjeçari nga Kosova qëllon me thikë mësuesen në Gjermani

5 Shtator, 2025 1:00 pm
Putin: Trupat e huaja në Ukrainë do të ishin objektiva të ushtrisë ruse
Bota

Putin: Trupat e huaja në Ukrainë do të ishin objektiva të ushtrisë ruse

5 Shtator, 2025 12:32 pm
Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen
Life Style

Studimi i NASA/ Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen

5 Shtator, 2025 12:26 pm
VIDEO/ Messi shkëlqen me dy gola në ndeshjen e fundit para tifozëve të Argjentinës
Sport

VIDEO/ Messi shkëlqen me dy gola në ndeshjen e fundit para tifozëve të Argjentinës

5 Shtator, 2025 11:48 am
Aksidenti me dy viktima, Gjykata e Vlorës lë në burg italianen
Kronikë

Aksidenti me dy viktima, Gjykata e Vlorës lë në burg italianen

5 Shtator, 2025 11:28 am
Para
Akuzohet për një seri vjedhjesh, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë (VIDEO)

Akuzohet për një seri vjedhjesh, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë (VIDEO)

E mori rrjedhja e ujit, gjendet pas 3 ditësh trupi i pajetë i turistit holandez

E mori rrjedhja e ujit, gjendet pas 3 ditësh trupi i pajetë i turistit holandez

Makina e drejtuar nga i mituri përplas motoçikletën, ndërron jetë 60-vjeçari në Lezhë

Makina e drejtuar nga i mituri përplas motoçikletën, ndërron jetë 60-vjeçari në Lezhë

TE FUNDIT

Kosovë/Kushtetuesja bllokon Kuvendin për të formuar qeverinë e re deri në 30 shtator

Kosovë/Kushtetuesja bllokon Kuvendin për të formuar qeverinë e re deri në 30 shtator
5 Shtator, 2025

Gjykata Kushtetuese e Kosovës njëzëri ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si...

Lexo më shumë

Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i mundimshëm

Hapet rruga Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Projekti më i mundimshëm
5 Shtator, 2025

Është hapur për qarkullimin e automjeteve edhe aksi i Qukës- Qafë Plloçë, segmenti 43 kilometra që sipas qeverisë do të...

Lexo më shumë

Berisha: Rama ka shkelur ligjet amerikane, ka kryer veprime kriminale me McGonigal

Berisha: Rama ka shkelur ligjet amerikane, ka kryer veprime kriminale me McGonigal
5 Shtator, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara ka faktuar se Kryeministri Edi...

Lexo më shumë

Ukraina sulmon rafinerinë ruse të naftës gjatë natës

Ukraina sulmon rafinerinë ruse të naftës gjatë natës
5 Shtator, 2025

Ukraina ka goditur rafinerinë e naftës ruse në Ryazan gjatë natës në një sulm me dronë. Sipas mediave të huaja,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com