Gjatë një lidhje telefonike për ‘News24’, gazetari i ‘Meridionews’ Daio De Luca ka thënë se Gjykata e Rivlerësimit të Katanias ka vendosur sot mosndryshimin e masës së sigurisë për 10 të arrestuarit e dosjes ‘Habilaj’ të akuzuar për trafik droge.
Gjykata la masën e sigurisë e ’arrest në burg’ për të pandehurit, duke përfshirë edhe kreun e bandës, Moisi Habilaj.
I pyetur nëse bëhet fjalë për një Saimir të dytë apo për ish ministrin Saimir Tahiri i cili permendet ne hetime, gazetari italian tha se nga hetimet e deritanishme bëhet fjalë për ish ministrin e Brendshëm.
Çfarë ndodhi sot me këtë proces?
Sot u zhvillua gjyqi i rivlerësimit dhe u konfirmuar masa me burg për të gjithë arrestuarit.
Mbrojtja tha që nuk ka prova?
Mbretja e Habilajt kërkoi masën e arrestit për të pandehurit pasi pretendoi se nuk ka prova për të mbajtur në burg.