Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dosja greke: Admir Murataj me 15 emra në Greqi dhe i dënuar për disa krime

2017/02/25 at 5:50 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A

Me kërkesë të prokurorisë dhe policisë së shtetit autoritetet greke kanë dorëzuar kartelen me të kaluarën kriminale të Admir Muratajt, tashmë i shpallur në kërkim. Sipas dosjes greke, Murataj ka përdorur 15 emra të ndryshëm dhe është proceduar për shuma grabitje, për të cilat u arrestua por më pas u arratis nga burgu i Trikallas. Në dosje, jepen të dhëna edhe të njohjes mes Dash Kupës dhe Admir Murataj në burgjet greke.

Admir Murataj, është i dyshuar si njëri nga organizatorët e dy grabitjeve të ndodhura në rrugën Qafë Kashar-Rinas.

Në dosjen e ardhur nga Greqia janë evidentuar 15 emrat e mbiemra të ndryshëm që dyshohet se Murataj. Veç dokumenteve shqiptare dhe greke të falsifikuara, që dyshohet se ka përdorur Murataj, autoritet greke kanë renditur edhe veprat penale për të cilat akuzohet apo edhe është dënuar nga shteti fqinj.

Në kartelë dominojnë akuzat e grabitjes së bankave të kryera në qytetet të ndryshme në Greqi. Veç grabitjeve, në dosje i janë faktuar edhe akuzat e vrasjes, sulmit me eksploziv gjatë arratisjes nga burgu i Trikallase bashkë me 13 shtetas të tjerë shqiptar.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se Admir Murataj së bashku me Dash Kupën, janë organizatorët e dy grabitjeve të ndodhura në Qafë Kashar – Rinas.

Njohja mes tyre, dyshohet se ka nisur që në burgjet greke, ku ka qenë i dënuar edhe Dash Kupa për akuzat e grabitjes. Por në dosje, prokuroria ngre dyshime se janë këta dy të dyshuar Murataj dhe Kupa, të cilët kanë gjetur personat e tjerë me të cilët kanë kryer grabitjen, armët si dhe mjetet për të lëvizur nga vendi i ngjarjes, si para, gjatë dhe pas grabitjes.

Informacioni për lëvizjet e mjeteve të transportit të parave, mënyrën e organizimit të tyre dhe shumat e parave që mjetet transportonin, burimet thonë se siguroheshin nga Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlikaj, Neim Avdulaj dhe Admir Çerpija, personi që ka prezantuar informatorët me grabitësit.

Për dhënien e informacionit, prokuroria thotë se grabitësit i kanë shpërblyer me shuma të mëdha parash të dyshuarit Xhyliu, Memlikaj dhe Çerpija, para të cilat ia shpërndante Neim Avdulaj. /ABC

Etiketa: admir muratajbankadosjaGRABITJEgreke

Ju sugjerojmë

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vjet burg për Alqi Bllakon
Kronikë

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vjet burg për Alqi Bllakon

4 Nëntor, 2025 10:19 am
Samiti i Zgjerimit të BE në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama
Kryesore

Samiti i Zgjerimit të BE në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama

4 Nëntor, 2025 10:18 am
Rama zbulon shifrat, sa do të rriten pensionet nga janari
Aktualitet

Rama zbulon shifrat, sa do të rriten pensionet nga janari

4 Nëntor, 2025 10:01 am
Hiqej si drejtor policie, si u zbulua 20-vjeçari që u jepte urdhra edhe policëve
Kronikë

Hiqej si drejtor policie, si u zbulua 20-vjeçari që u jepte urdhra edhe policëve

4 Nëntor, 2025 9:55 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Tritol biznesit në Kuçovë

4 Nëntor, 2025 9:18 am
Rama ndan pamje nga kantieri në Shkodër: Ndërhyrje dinjitoze që transformon zonën
Aktualitet

Rama ndan pamje nga kantieri në Shkodër: Ndërhyrje dinjitoze që transformon zonën

4 Nëntor, 2025 9:17 am
I shërbeu familjes Kim, ndahet nga jeta ish “kreu i shtetit” të Koresë së Veriut
Bota

I shërbeu familjes Kim, ndahet nga jeta ish “kreu i shtetit” të Koresë së Veriut

4 Nëntor, 2025 9:16 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 4 nëntor 2025

4 Nëntor, 2025 8:24 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 4 nëntor 2025

4 Nëntor, 2025 7:23 am
Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë
-U tha në Opinion

Shkullaku: Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, i drejtë

3 Nëntor, 2025 10:48 pm
Para
Video/ Enca publikon klipin e ri, i shpëton një moment “lakuriqësie”

Pas prishjes me Noizyn, Stresi merr hapin e parë me Encën!

E fundit/ Banorët e Zharrëzës përleshen me policinë

E fundit/ Banorët e Zharrëzës përleshen me policinë

Sekuestrohen pronat e Duzhës e Gengos: I vunë me paratë e krimit

Shpërthim i fuqishëm në një lokal në periferi

TE FUNDIT

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vjet burg për Alqi Bllakon

Inceneratori i Tiranës, SPAK kërkon 5 vjet burg për Alqi Bllakon
4 Nëntor, 2025

SPAK ka kërkuar 5 vite burg për Alqi Bllakon i akuzuar për korrupsion pasiv për çështjen e inceneratorit të Tiranës....

Lexo më shumë

Samiti i Zgjerimit të BE në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama

Samiti i Zgjerimit të BE në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama
4 Nëntor, 2025

Më datë 4 nëntor, Kryeministri Edi Rama, së bashku me delegacionin shoqërues, do të udhëtojë drejt Brukselit për të marrë...

Lexo më shumë

Rama zbulon shifrat, sa do të rriten pensionet nga janari

Rama zbulon shifrat, sa do të rriten pensionet nga janari
4 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale ka zbuluar në shifra rritjen që do t’i bëhet...

Lexo më shumë

Hiqej si drejtor policie, si u zbulua 20-vjeçari që u jepte urdhra edhe policëve

Hiqej si drejtor policie, si u zbulua 20-vjeçari që u jepte urdhra edhe policëve
4 Nëntor, 2025

Policia e Kamzës arrestoi më 2 nëntor 20-vjeçarin Ervis Brasha, i cili u kap duke qarkulluar me automjetin e tij,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com