Kronikë

Dosja “Gërdeci”,avokati i familjarëve: Është hequr pengesa për…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:50 - 24/09/21 |
Opi Nion

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi këtë të premte rigjykim për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu për çështjen e Gërdecit.

Pas marrjes së vendimit avokati që mbron interesat e familjes Durdaj ka dhënë një prononcim për mediat.

Gjatë fjalës së tij, Dorian Matilija  e ka cilësuar vendimin si një fazë e parë dhe do të ketë shumë komplikacione deri në rezultatin e kërkuar prej familjarëve.

“Nuk është hapur rigjykimi, por gjykimi, është hequr pengesa për tu hapur gjykimi. Më në fund kjo pengesë është hequr dhe jemi në kushtet që seanca do të nisë. Çështja është e komplikuar.

Jemi ende në fillim, është lajm i mirë që është hequr një pengesë absurde juridike. Të gjitha argumentet e dhënë nga shkalla e parë kanë qenë të gabuara. Gjykata e shkallës së parë kishte mendimin që ajo çështje quhet e mbyllur.

Por një çështje është ose quhet e mbyllur kur jepet një dënim ose mos dënim”, tha Matilija.

Pas