Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dosja e sigurimit/Çifti Luca kundër diktatorit, Mimika: Ishte vagabond, pede…

2021/11/06 at 8:28 AM
në Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Dosja e sigurimit/Çifti Luca kundër diktatorit, Mimika: Ishte vagabond, pede…

Kur Sigurimi i Shtetit survejonte aktoren Mimika Luca e në kurthin e bashkëpunëtorit të Sigurimit binte edhe bashkëshorti Ndrekë Luca dhe i biri Gjergj Luca.


Gjatë këtyre 30 viteve të tranzicionit, është bërë shpesh temë e debateve nëpër media roli i artistëve gjatë diktaturës komuniste. Janë sulmuar shpesh për rolin propagandistik që ata kanë luajtur në shërbim te diktaturës. Padyshim që filmat shqiptarë të Kinostudios “Shqipëria e re” janë tërësisht me rol propagandistik dhe në funksion të ruajtjes së pushtetit diktatorial. Por është po kaq e vërtetë se shumë aktorë dhe artistë të asaj armate të propagandës së diktaturës, nuk ishin aspak dakord me punën që bënin, por ishin të detyruar ashtu siç ishin të detyruar të gjithë të tjerët nëpër rolet e tyre brenda mureve të diktaturës. Ashtu siç ishin të detyruar të shkonin në burg mijëra shqiptarë të pafajshëm që u cilësuan padrejtësisht “Armiq të Popullit”. Ashtu siç mijëra të tjerë u pushkatuan.

Padyshim, që shumica prej nesh mendojmë se aktorët dhe artistët patën jetë të mirë, ishin të përkëdhelur nga sistemi dhe se jetuan shumë më mirë se sa të tjerët. Mund të jetë kështu për shumë prej tyre, por kur hyn nëpër faqet e raporteve të Sigurimit të Shtetit, vëren se ata nuk kanë qenë aq të qetë e të lumtur siç ne i kemi perceptuar.

Dosja e Sigurimit të shtetit për Kinostudion “Shqipëria e re” tregon detaje të përndjkjes së vazhdueshme të aktorëve, artistëve e punonjësve të këtij institucioni propagandistik. Gjejmë nëpër faqet e Sigurimit të Shtetit qëndrime të ashpra të aktorëve kundër udhëheqësit. Kemi zgjedhur një prej bisedave të përgjuara të Sigurimit të Shtetit në vitin 1982, ku survejohet aktorja dhe pedagogia e Institutit të Arteve, Mimika Luca. Në bisedat e përgjuara shfaqet urrejtja që kishte akumuluar aktorja, por edhe bashkëshorti i saj, aktori i famshëm Ndrekë Luca si dhe i biri Gjergj Luca.

Ishte viti 1982 kur Sigurimi i Shtetit kishte avancuar në një aksion të përqëndruar tek Kinostudio “Shqipëria e re”. Prej shumë kohësh ishin vënë nën survejim të gjithë punonjësit: aktorë, regjisorë, skenaristë e punonjës të ndryshëm. Duke e konsideruar si një institucion të rëndësisë së veçantë sa i përket propagandës së diktaturës, regjimi kishte vëmendje të shtuar për Kinostudion. Kështu në rrjetën e Sigurimit të Shtetit do të binin njëri pas tjetrit shumë aktorë e regjisorë të Kinostudios “Shqipëria e re”. Ndër ta ishte edhe aktorja Mimika Luca, prej së cilës më pas do të përgjoheshin edhe bashkëshorti i saj, Ndrek Luca si dhe i biri, Gjergj Luca.

Në fjalët e renditura nga bashkëpunëtori i Sigurimit të Shtetit në bisedën me Mimika Lucën, shquhet urrejtja që ajo kishte për udhëheqësin komunist. Ajo kujton një bisedë të hershme me një personazh që e kishte njohur diktatorin në kohën e  rinisë së tij. Bie në sy mënyra se si përshkruhet në raportin e  Sigurimit pjesa kur Mimika Luca e quan dikatorin “homoseksual”. Agjentët e Sigurimit kanë shkruar vetëm shkronjat e para të fjalës (pederast- homoseksual) dhe sqarojnë në kllapa se fjala është shumë fyese për diktatorin. Ata as që guxonin të shkruanin edhe pse në atë rast ishin duke cituar dikë tjetër. Ata e dinin rreptësinë e diktaturës ndaj dhe nuk guxonin as të perifrazonin të tjerë kur sulmohej diktatori.

Në bisedën e aktores Mimika Luca ka të dhëna për mënyrën se si perceptohej diktatori dhe udhëheqja në vitin 1980, ka urrejtje në fjalët e saj, mllef për jetën e mjerë e artin e pamundur në Shqipëri. Në këtë bisedë të përgjuar është edhe bashkëshorti i saj Ndrekë Luca dhe i biri Gjergj Luca. Që të dy shfaqin gjithashtu urrejtjen për regjimin dhe udhëheqësin komunist. Më poshtë, është zbardhur biseda e përgjuar nga Sigurimi i Shtetit. Bashkëpunëtori i Sigurimit ka nxitur aktoren të flasë kundër regjimit ndërkohë që në bisedë është afruar rastësisht edhe bashkëshorti i saj, Ndrekë Luca dhe i biri, Gjergj Luca.

Mimika Luca: Pedagoge e Institutit të Lartë të Arteve

“Udhëheqësi kryesor ka rrjedhur, ai s’ka pasur mend kurrë. Të gjitha punët i bën e shoqja, ajo udhëheq e vendos. Nga Demir Alizoti kam dëgjuar se në rini, kur Demiri ka qenë drejtor i turizmit (koha para luftës) i ka dhënë para udhëheqësit kryesor (Enver Hoxhës).  Ka thënë se ai (Enver Hoxha)  ishte vagabond e s’kishte dy para mend në kokë. I jepte para dhe i harxhonte se ishte pe…(homoseksual) (përdor fjalë fyese… tepër banale dhe fyese). Nuk e çmonte njeri udhëheqësin por e quanin bu….e G… (fjalë fyese). Këto që ngjanin tani janë të tmershme, nuk jetohet kështu, jemi bërë robot. E lus Ndrekën që të qepë gojën se do ta pësojë. Dje ishte tek ne një mik i Ndrekës nga Dukagjini. Ata të dy po flisnin hapur dhe unë u tmerrova. Po sikur ai të ishte spiun?… dhe ndërhyra duke i thënë Ndrekës…”ky pushtet ty të bëri njeri dhe nuk ke gojë të flasësh”… si mund të ecë arti përpara kur atij i është zënë fryma dhe krijohet me ca shabllonë…  S’ka liri dhe s’ka art ….

Nga fundi i kësaj bisede erdhi edhe Ndrek Luca i cili është shprehur: këta ngrenë Ruzhdi Pulahën, drama e tij “komunistët” bëri skifjo. Çfarë drame është kjo, ajo është një kronikë e poshtër! Po në këtë bisedë Gjergj Luca, djali i tyre, është shprehur: “Këta të vrasin natën e të qajnë ditën”.

Ndaj personave të mësipërm ne kemi marrë masa kontrolli, janë në ndjekje nga ana jonë dhe do të punojmë për thellimin e vërtetimit të plotë të veprimtarisë së tyre armiqësore.

Drejtori i Punëve të Brendshme Zef Loka

Tetor 1982”

Nuk janë sqaruar rrethanat në të cilat i kanë shpëtuar ndëshkimit familja Luca. Ishte krejt e paimagjinueshme për kohën që të arrije të sulmoje figurën e diktatorit në këtë mënyrë dhe të mund t’i shpëtoje burgut, por me sa duket edhe në dosjen e Kinostudios, ndoshta sepse të gjithë aktorët, regjisorët, skenaristët e punonjës të tjerë, me shumë pak përjashtime, lëshonin fjalë fyese e urrejtje për diktatorin Enver Hoxha, familjen dhe bashkëpunëtorët e tij. Në këtë situatë, ndoshta ishte e pamundur që të ndëshkoheshin të gjithë dhe kështu është lënë në heshtje.

Ndoshta ka një tjetër histori që ne nuk e dimë sepse nuk sqarohet vazhdimësia në dosjen e Sigurimit përveçse saktësohet detyra e lënë bashkëpunëtorëve për të vazhduar survejimin. Sidoqoftë, në faqet e kësaj dosjeje shohim se artistët janë përgjuar, survejuar dhe mbajtur nën presion të vazhdueshëm nga diktatura komuniste./Kujto.al

 

Etiketa: mimika lucandrek luca


Ju sugjerojmë

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
Bota

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

16 Qershor, 2026 10:36 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

16 Qershor, 2026 9:26 pm
Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
Sport

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

16 Qershor, 2026 8:08 pm
Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
Kryesore

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

16 Qershor, 2026 7:05 pm
Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit
Aktualitet

Dita e 17-të e protestës në Tiranë, nga nesër ndryshon orari i tubimit

16 Qershor, 2026 7:01 pm
Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar
Aktualitet

Goditet rrjeti që transferonte para për Ndranghetën dhe një grup kriminal shqiptar

16 Qershor, 2026 6:56 pm
Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste
Bota

Arrestohen 7 persona në Itali, të dyshuar për sulme terroriste

16 Qershor, 2026 5:59 pm
Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil
Aktualitet

Policia bllokon 8 mjete ujore në Ksamil

16 Qershor, 2026 5:42 pm
FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima
Bota

FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima

16 Qershor, 2026 4:58 pm
Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…
Kronikë

Goditja e grupeve kriminale, Braho: Pasuritë e sekuestruara do të përdoren për…

16 Qershor, 2026 4:07 pm
Para
Parashikimi i motit, 3 maj 2020

Temperaturat shkojnë në 28 gradë Celsius, si do të jetë moti sot

Rama: Mandati i dytë,  notë pozitive, u përballëm me tërmetin e pandeminë

Jashtë mjediseve publike pa vaksinë? Rama bën paralajmërimin

Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Rigels Runaj,SPAK çon për gjykim dy të pandehurit

Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Rigels Runaj,SPAK çon për gjykim dy të pandehurit
















TE FUNDIT

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës
16 Qershor, 2026

“Nëse e lëmë Europën të marrë fund, atëherë merr fund edhe qytetërimi.” Me këtë paralajmërim të fortë, ish-presidenti i Komisionit...

Lexo më shumë

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran po hyn në fazën e dytë

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
16 Qershor, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni dhe Teherani po hyjnë në fazën e dytë të...

Lexo më shumë

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu

Botërori në SHBA, Irani: Jemi më të keqtrajtuarit këtu
16 Qershor, 2026

Tensione jashtë fushës për Iranin në Botërorin 2026, pasi sulmuesi Mehdi Taremi ka denoncuar një situatë “shumë stresuese” të lidhur...

Lexo më shumë

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen

Edi Rama tregon për revistën italiane kur do të japë dorëheqjen
16 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk e mendon ende dorëheqjen, pavarësisht protestave në vend kundër tij. Në një intervistë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}