Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar 5 audio-përgjime të reja mes kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe Astrit Avdylajt, njëri nga anëtarët e bandës së Shijakut. Në këto biseda përmendet dhe emri i kryeministrit Edi Rama.
DËGJO KÊTU PËRGJIMET
PËRGJIMI 1
SAQRIMI I BILD PËR KËTË PËRGJIM- Përgjimet e mëposhtëme janë pjesë e përgjimeve zyrtare të dosjes 339/1 2017 të zyrës së antimafias në prokurori lidhur me aktivitetin kriminal të një organizate trafikimi ndërkombëtar droge, e njohur si klani kriminal i Avdylajve në qytetin e Shijakut në Shqipëri.
Gjatë disa muajve vëzhgimesh u vu re se muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të qershorit të 2017, klani i Avdylave ishte i përfshirë në blerje votash dhe intimidim të votuesit për llogari të zyrtarëve të lartë të partisë së Kryeministrit Edi Rama, përfshirë Kryetarin e Bashkisë së Durrësit, qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë.
Astrit Avdylaj – Ivo Doci
Astrit Avdylaj telefonon Ivo Docin dhe i kërkon të mbledhë votuesit e PD që janë të punësuar në Ujësjellsin e Durrësit. Kjo do bëhët që Astriti i shkundë ata në mënyrë që të votojnë për partinë Socialiste ose do të humbin punën. Toni i zërit të drejtorit të ujsjellsit tregon se sa pushtet ka Avdylaj në fushatën e partisë socialiste.
Astrit Avdylaj: Mirëmbrëma, Astriti jam, si ja cove
Doci: Astrito si je ca po bën?
Astrit: Mire falemderit ti si je, na shpia mirë
Doci: Mire faleminderit, sa erdha në shtëpi
Astriti: Dëgjo tashi, unë isha icik sot te ai në Durrës, jam këtu me Elton Arbanën (kryetari i PS në shijak në kohën e përgjimeve dhe aktualisht kandidat për bashkinë e Shijakut) dhe me Dor Gallain ktu, edhe neser kur te kesh kohe ti du me fol icik, me ate listen ca ke aty, punojs edhe kundra, qe mund ti kesh të PD-s aty, na nji atje ke puna
Doci: E kuptoj
Astriti: I du të gjithë ato emrat që mund të kesh kundra
Doci: I kam nda unë, i ke të gjitha të ndame komplet
Astriti: Ashu, kte kërkoja
Doci: I kam bo para unë kshu që i kam gati
Astriti: Ashu, kur të kesh kohë, që ne duhet me i thirr atyre që ti tunim ka icik. O ke puna e tna japin voten ose te ikin ke shpia
Doci: Sbohet fjal fare, i ke të ndame, ti kam nda i ke gati të gjitha, i kam nda të gjitha kush ka hy në punë e kush ka qen i kam nda te gjitha komplet, i kam kshu me kompjuter te punume.
Astriti: Duhet ti qethesh me i fjal, dhe du qe a mkupton
Doci: Patjeter te bej une telefon neser
Astriti: Ok, mire pra naten e mire, na fal per…
Doci: Ça thu mo burr, je i madh Ciao
PËRGJIMI 2 (28 mars 2017)
SAQRIMI I BILD PËR KËTË PËRGJIM- Astrit Avdylaj, kreu i grupit Kriminal Avdylaj në Shijak- Kreu i bashkisë Shijak, (0692069933-Ardian Kokamani) Astrit Avdylaj, kreu i grupit Kriminal Avdylaj në Shijak- Kreu i bashkisë Shijak, telefonon kreun e bashkisë së Shijakut për të lënë një takim me të, Vangjush Dakon kryebashkiaukun e Durrësit, me një kandidat në prespektivë dhe të ardhme “Liri” (Ilir Ndraxhi) një person që grupi Kriminal Avdylaj kërkon të caktohet si kandidat i PS për deputet. Mbledhja bëhët për të bërë vetëm këte: për të finalizuar marrëveshjen që Ilir Ndraxhi do të caktohet si kandidat per deputet i PS në Durrës që të përfaqësojë interesat e klanit kriminal Avdylaj, ndërsa Avdylajt do t’i japin mbështetje maksimale PS në fushatë në Durrës.
Avdylaj- Alo
Kryetari- Hë mo
Avdylaj- Si je kryetar
Kryetari- Si ke qenë ti
Avdylaj- Mirë faleminderit, ça po bo
Kyetari- Jam akoma ktej, sa kemi maru po po hamë drek
Avdylaj- Ee të boft mirë, po e di për ça të mora unë?
Kryetari- Po
Avdylaj- Nesër kemi një takim në orën 10 të mëngjesit, aloo
Kryetari- Po po, të dëgjoj, po po
Avdylaj- Unë, ti, Gjushi, Liri, vllai i lirit, dhe Jupi do pimë një kafe neser në durrës në orën 10, pranaj të kam mor sot me i fjalë
Kryetari- Atëherë në orën 10, më duket është dhe një 5 minuta tek pallati kulturës se ka vdek Niko Besplla, ish fubollisti jonë, shijaksi jonë. Kanë ceremoninë në Pallat të Kulturës dhe do takojmë atje.
Avdylaj- Takohemi tek një kafe, do sjellim edhe ritin, që të jemi nesër që, më kupton
Kryetari- Pa merak
Avdylaj- Se erdhën sot ato, po diskutonim, ishte dhe juli, kshu që e kupton? Ngaqë është dhe ai, edhe që të jesh edhe ti se normal po s ishe ti, më kupton
Kryetari-Ee mirë,
Avdylaj-Alo ca the
Kryetari- Titi pa merak, se jam në Durrës takojmë në Durrës, se do jem dhe në ceremoni, rri pa merak
Avdylaj- Mirë pra ngaqë do ashu që të jesh dhe ti me këto, më kupton?
Kryetari- Po po
Avdylaj- Mirë, pra faleminderit mirupafshim
Kryetari- Hajt hajt ciao
PËRGJIMI 3
SAQRIMI I BILD PËR KËTË PËRGJIM- Astrit Avdylaj- Arjan Ndraxhi (vëllai i Ilir Ndraxhit, deputeti socialisti i Shijakut në Parlament) Astrit Avdylaj kreu i grupit Kriminal në Shijak telefonin Arjan Ndraxhin, vëllai i Lirit (Ilir Ndraxhi), deputeti i ardhshëm i PS në parlament .
Klani kriminal Avdylaj i ka kërkuar kryeministrit Rama, nëpërmjet kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, që Ilir Ndraxhi të jetë në listën e kandidatëve të PS për Durrësin. Në këtë bisedë bosi i krimit Astrit Avdylaj telefonon vëllain e deputetit në perspektivë dhe e pyet atë nëse vëllai i tij, ka marrë ndonjë telefonatë (nga lart) për tu konfirmuar si kandidat i PS. Më tutje Astritoi zotohet se ata do të punojnë shumë fort që të mund të surprizojnë të gjatin (Edi Rama) me një rezultat pozitiv 10 me 0.
Disa ditë më vonë Ilir Ndraxhi konfirmohet si kandidat i PS për Durrësin duke përfaqësuar interesat e klanin kriminal në këmbim të suportit maksimal ndaj fushatës së PS në Durrës. Elton Arbana, atëherë kryetari socialist i Bashkisë së Shijakut është i përmendur gjithashtu në bisedë si kandidat për deputet që klani kriminal Avdylaj është duke punuar që të futet në listën e PS, pasi renditja që ata diskutojnë për të nuk është shumë e favorshme (I 10-ti ose 11-ti).
Më vonë marrëveshja ndryshoi, Elton Arbana nuk ishte i përfshirë në listë por iu premtua diçka më e mirë. Elton Arbana është sot kandidati për bashkinë e Shijakut për PS, për zgjedhjet elektorale të 30 qershorit 2019.
Vëllai i Ilir Ndraxhit: Tito, të rujt zoti, mirë ça bone
Avdylaj: Mirë si je, çkemi ,
Vëllai i Ilir Ndraxhit: Mirë, mirë
Avdylaj: Ça bohet
Vëllai i Ilir Ndraxhit: Hiç mo mir, ja ktu me çunin. Ça bën, mirë jeni?
Avdylaj: Hiç vallai, mirë mo kalojmë, vallai mo t mora për qejf, a e kanë thirr gjo, a naj gjo a akoma
Vëllai i Ilir Ndraxhit: Për ku
Avdylaj: A I kanë bo naj thirrje , naj gjo vëllait apo jo
Vëllai i Ilir Ndraxhit: Jo more, ai pret që të takohët me ty, po dje skeni qene, ska qene jupi a nuk e di. Ai tha, ka fol Juli, do vi nesër. Mori në darkë e tha që do rrijë nesër me Ridin, Astritin dhe Julin.
Avdylaj:Po
Vëllai i Ilir Ndraxhit: Edhe pastaj do u takonte me atë, me vangjushin në fakt do takohen për punë punë, si I thonë ata, si me I ra nga puna
Avdylaj: Ok ok, mirë, jo unë po pres me I fjalë nesër pasnesër më tha mu ai kupton, unë tha e kam, më I fjalë, e kena në xhep si me thonë, e kupton vëllain tat
Vëllai i Ilir Ndraxhit: Po po
Avdylaj: Vetëm po presim, ai më tha mu me 25,ishte dhe eltoni aty, eltonin e vuni o të 10-tin o të 11-I tha Eltonit, arbanës
Vëllai i Ilir Ndraxhit: Elton Arbanës ë? e po mir mir
Avdylaj: Unë jam duke punu ktu me i fjalë ke lagja ime, mes njerëze me i fjalë. Nuk kam dal najher në Pazar, po jam duke taku njerëz , çdo njëri që jam duke ashu. E kam e kam shumë shumë kshu, dhe du tjemi shumë të nderum dhe ke ai sipër që du të na shofi më një kshu.
Vëllai i Ilir Ndraxhit: Eshtë e vërtetë, është e vërtë
Avdylaj: Du ti japim i 10-tshe me zero që dhe ai vetë të habitet
Vëllai i Ilir Ndraxhit: Boji i telefon Julit, mos shkoni me pi kafe aty te puna kur t ashu
Avdylaj: Mir pra rob zoti
Vëllai i Ilir Ndraxhit-E
Avdylaj: Mir
Vëllai i Ilir Ndraxhit: Ti e ke numrin e julit
Avdylaj: Po e kam, Jo jo se e boj vet pa merak, hajde pra gjithë t gjith t mirat
Vëllai i Ilir Ndraxhit: Shumë faliminderit
Avdylaj: Ça flet re
Vëllai i Ilir Ndraxhit: Ja kalofsh mirë
PËRGJIMI 4 31 Mars 2017
SAQRIMI I BILD PËR KËTË PËRGJIM- Astrit Avdylaj , Elton Arbana, Kryetari i PS Shijak (0696309689) Astrit Avdylaj, koka e grupit të grupit kriminal të Avdylajve në Shijak, telefonon kryetarin e PS në Shijak, Elton Arbana, i cili është aktualisht kandidati i PS për Bashkinë Shijak. Me një zë të irrituar ai telefonon Arbanën dhe i thotë se Inspektoriati Shtetëror i Ndërtimeve është duke i vënë gjoba disa njerëzve në Sukth dhe ai nuk mund të lidhet dot me Gjushin për t’i kërkuar që të ndalojnë këtë sepse kryetari i Bashkisë së Durrësit është me Edi Ramën në një udhëtim në Zvicër. Kur Arbana i thotë se nuk e ka gjë në dorë se nuk punon më tek Inspektoriati i Ndërtimit, Avdylaj i kërkon të telefonojë inspektorët të heqin gjobat dhe ti ‘qortojë’ ose ndryshe do ta bëj vetë këtë punë. Në fund kryetari i PS në Shijak bie dakord dhe i thotë Astrit Avdylajt që do ti telefonojë dhe do ta zgjidhë këtë punë.
Arbana: Astrito?
Astriti: Si ja cove
Arbana: Ca bone, si ja kalove
Astriti: Mirë, si jeni
Arbana: Mire mo, ca bohet si ke qen ti
Astriti: Vallaj mire mo ti si je
Arbana: Hajt mo mire tu bo i loj murlan me cunat
Astriti: A e di ku kisha halle
Arbana: Urdho
Astritit: A e njef ate te INUK-ut ate drejtorin ti e?
Arbana: E njof e, Dallëndyshja?
Astriti: Ore leje Dallëndyshen, ket tw Durrsit, ca osht ky i Durrsit, Artur….
Arbana: Artur Cela, i bashkisë
Astriti: eeeee
Arbana: Po e njof
Astriti: I kujt bashki, Shijakut eee?
Arbana: Jo jo i Durrsit, i Vangjushit
Astriti: Po ska qen aty Vangjushi se osht atje me Edin o vlla. Merre vlla, ore bythqim thuj, se ke shku aty thuj tu i vo gjoba ne Ferma sot na 5 milion e vlla. Tashi, se nuk o Vangjushi ktu…
Arbana: Mu më kan heq u bon nja 4 dit. Ta marr në telefon, ke kush?
Astriti: Ore ka shku në Ferm të Sukthit. Ka shku tu vu gjoba. Po nuk ësht Vangjushi, ësht me Edin në Zvicër, a më kupton? Skam ca me ashu, me lajmrun tashi.
Arbana: Epo ka na i emer konkret, ke na i emwr apo jo?
Astritit: Kujt konkret?
Arbana: Domethon kujt i ka von që ti them megjithmen i ke von kti personi
Astriti: Ore thuj i ke von atje në Ferm thuj ke bo gabim thuj edhe kthe gjobat mos i vej gjobat thuj. Se nuk o Vangjushi aty a mkupton
Arbana: Ja ta mor tashi direkt
Astriti: Je tu bo gabim thuj, or pis thuj, sdu me e mor vet ne telefon
Arbana: E mor un e mor un, po e more vesh ti që para i jave më hoqën? Eee? Alo? A e more vesh që më hoqën para i jave?
Astriti: Un nuk e di vlla? Kush, si, qysh tek
Arbana: Më hoqën se unë isha e INUKU aty, edhe ndërhyna për kto, kshu a kupton? Edhe fillun
Astriti: Nuk e di vlla. Ma lajmëro icik kte, thuj ke bo gabim që ke shku aty në Ferm thuj, se nuk o Vangjushi, o sot me Edi Ramën në Zvicër, e un skam ku me e ashu.
Arbana: Direkt e mor tashi
Astriti: Mire pra falemnerit
Arbana: Hajt ciao
PËRGJIMI 5
SAQRIMI I BILD PËR KËTË PËRGJIM- Astrit Avdylaj, kreu i klanit kriminal ‘Avdylaj’ në Shijak telefonon Gjushin (Vangjush Dako, kryebashkiak i Durrësit). në atë moment, Astrit Avdylaj është në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Durrës, në praninë e drejtorit të zyrës dhe Vath Allës, një ish-i dënuar për vrasje për të “mbaruar” një punë për llogari të Allës. Në këtë telefonatë mes Avdylajt dhe kryebashkiakut Dako, është e qartë lidhja e ngushtë mes tyre. Astrit Avdylaj e di që kryebashkiaku Dako ishte deri vonë një natë më parë me kryeministrin Edi Rama. Ai më pas i thotë Dakos që të anulojë planet e tij për të udhëtuar në Ishëm, për të siguruar që ‘puna’ që Alla po kërkon, të përfundohet tek zyra e hipotekës nga drejtori që telefonon Anin dhe më pas Dakon për t’u takuar me të dhe më të dënuarin për vrasje, Vath Alla. Kryebashkiaku Dako pranon dhe ndryshon axhendën
Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mrom mo vlla, se ke takuar Ramën dje, keni ndejtur jeni kënaqur
Vangjush Dako: Ça bone
Astrit Avdylaj: Ça bëhet
Vangjush Dako: Mirë, mirë
Astrit Avdylaj: Nga je vëllai…
Vangjush Dako: Dëgjo
Astrit Avdylaj: Hë vëlla…
Vangjush Dako: Thuaj byrazerit që unë po iki në Ishëm tek ata çunat atje
Astrit Avdylaj: Jo pra tashi se do ta lemë një çik më vonë, se jam këtu me çunat unë (Vath Alla).
Vangjush Dako: Ku je ti?
Astrit Avdylaj: Këtej nga hipoteka me Anin (Ani Dyrmishi, drejtor në Durrës), Ani do vij të takoj një çik drejtorin apo…..?
Vangjush Dako: Ato Allat janë aty apo…?
Astrit Avdylaj: Po Vath Alla është këtu me mu drejtëpërdrejtë, e kam këtu live, përballë në tavolinë, po na dëgjon tashti.
Vangjush Dako: Epo mirë takohemi në Durrës atëherë.
Astrit Avdylaj: Jo do takohemi atje, e kemi lënë orarin atje vëllai, mbaroi. Do takohemi atje nga dreka se s’bën. Le të mbarojmë një çik punë me Anin këtu, po presim Anin, sa të shkojë te bashkia tha ai. Po e pret vëllai këtu te hipoteka.
Vangjush Dako: Mirë, mirë
Astrit Avdylaj: Hajde të du fort vllai…
PERGJIMI
Astrit Avdyli: Vëllai si ja çove?
Votuesi: A je mirë?
Astrit Avdyli: Si je?
Votuesi: Mirë vëlla.
Astrit Avdyli: Epo mirë. Më njef mua? Po kur thua do ta jap votën, nuk e njef as telefoni.
Votuesi: Oooo shef Astriti…
Astrit Avdyli: Ça bëhet, si je?
Votuesi: A je mirë lale? Je i mirë për zotin.
Astrit Avdyli: Rrofsh edhe ti. Të kam marrë për votën, e din vetë me një fjalë.
Votuesi: Ma the një dite tek shpija.
Astrit Avdyli: Që ta kesh të qartë, nuk duhet t’i thuash asnjërit, as Gon Dukës (deputet në Parlament). Ne jena për PS-në, për Ilir Ndraxhin.
Votuesi: Unë me ta thënë, e marr për çdo gjë
Astrit Avdyli: Rrofsh faleminderit, kur do e pimë një kafe?
Votuesi: Kur të duash o burrë. Ej dëgjo tashti. Nuk njifem vetëm me ty (nga familja Avdylaj në Shijak). Njifem edhe me Niçen, Çimin. Unë me ju kam qenë përherë.
Astrit Avdyli: Faleminderit shumë.
Votuesi: Nuk bëhet fjalë njëherë.
Astrit Avdyli: Desha me fol edhe një çik me vëllain tat, me Jarin.
Votuesi: Me Jarin?
Astrit Avdyli: Po.
Votuesi: E mirë, i them unë
Astrit Avdyli: Desha me fol edhe një çik me Jarin, por edhe do folim, e kupton vet ti me një fjalë, se kafja është…(duke ju referuar pagesës për votat)
Astrit Avdylaj: Rrofsh shumë faleminderit. Kur ke kohë që ta pijshim një klafe?
Votuesi: Kur të duash ti
Astrit Avdyli: Unë në shpi jam, nëse do.
Votuesi: Mirë vëllai, mbase vij një ditë kshu/ Opinion.al