Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dosja e Lulzim Bashës bllokohet në Prokurorinë e Tiranës

2019/11/08 at 7:54 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dosja e Lulzim Bashës bllokohet në Prokurorinë e Tiranës

Dosja e shumëpërfolur e hetimit të kryetarit të opozitës Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së gjendet aktualisht e bllokuar në Prokurorinë e Tiranës pa një vendimmarrje finale për shkak se një nga tre prokurorët nuk kanë firmosur njoftimin e përfundimit të hetimeve.


Pyetur nga BIRN, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj tha se pasi ishte njohur me dokumentet që kanë të bëjnë me dosjen hetimore kishte konstatuar parregullsi.

“Dosja nuk është dërguar ende në gjykatë, madje nuk është qepur ende,” tha Imeraj për BIRN.

“Për hetimin e kësaj çështje ka urdhër për ngritjen e një grupi hetimor me tre prokurorë të cilët janë: Kolë Hysenaj, Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako. Për arsye shëndetësore nuk kam qenë në punë këto ditë, por konstatoj se dy prokurorët Ervin Karanxha dhe Gjergji Tako kanë vendosur apriori dhe kanë marrë iniciativë të vetë-shpallen prokurorë të çështjes, duke e përjashtuar kolegun e tyre,” shtoi Imeraj.

BIRN mësoi se prokurorët Karanxha dhe Tako kanë firmosur vendimin për dërgimin e çështjes për gjykim për veprën penale falsifikimi i dokumenteve nga ana e Bashës dhe dy drejtuesve të tjerë të partisë së tij, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi. Karanxha dhe Tako kanë firmosur një dokument të dytë ku pushojnë çështjen për akuzën e dytë, atë të pastrimit të parave.

Vendimet e tyre rrodhën në media në mënyrë të pjesshme duke shkaktuar konfuzion në opinion publik.

Basha u mor i pandehur në qershor për shkak të shpenzimit prej Partisë Demokratike të disa qindramijëra dollarëve për lobim në SHBA gjatë vitit 2017, para që nuk ishin deklaruar si shpenzime në bilancin që PD ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Basha dhe dy zyrtarët e tjerë i mohojnë akuzat.

Në një njoftim për shtyp të premten, Partia Demokratike i konsideroi akuzat qesharake dhe të stisura nga Edi Rama.

“Pasi u keqpërdorën duke akuzuar zyrtarët e Partisë Demokratike për pastrim parash dhe përdorim të parave ruse, prokuroria sot u detyrua të pranojë se këto akuzave të stisura nuk qëndrojnë,” shkruhet në deklaratë.

“Partia Demokratike vlerëson faktin që pas 2 viteve të mbajtjes së kësaj çështje të hapur për qëllime propagande qeveritare, çështja është dërguar në gjyq. Tashmë shqiptarët do të kenë mundësi të njihen me dokumentet e plota, në seanca gjyqësore të hapura dhe transparente, ku do të provohet se Partia Demokratike ka bërë transparencë të plotë të financave të saj dhe ka deklaruar në përputhje me ligjin çdo shpenzim të kryer,” shtoi PD.

Opozita rikujtoi gjithashtu çështjen e dënimit të dy amerikanëve në SHBA për pagesën e 80 mijë dollarëve për llogari të një mundësie për foto të kryeministrit Edi Rama me Obamën.*

“As kam firmosur, as kam vulosur dhe as kam përpiluar akt dhe për rrjedhojë nuk kam se si të kem falsifikuar,” deklaroi Arben Ristani, ish-sekretar i Përgjithshëm i PD-së dhe një nga të pandehurit.

“Për të mos hequr veten time mënjanë, edhe PD ka plotësuar formularin sipas ligjeve në fuqi dhe ka deklaruar ato para që ka pasur dhe që ka shpenzuar. PD nuk mund të deklaronte para që nuk i ka pasur,” shtoi ai.

Falsifikimi i parashikuar nga neni 190/3 i Kodit Penal parashikon burg nga tre deri në shtatë vjet në rast se të pandehurit gjehen fajtorë nga gjykata. Akuza për të cilën dy nga tre prokurorët e çështjes janë tërhequr, ajo e pastrimit të parave sipas nenit 293ç, parashikon burg nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Megjithatë, për shkak të konfliktit midis prokurorëve, fati i dosjes hetimore mbetet i paqartë.

“Dosja nuk është dërguar ende në gjykatë, madje nuk është qepur ende. Patjetër që prokurorët kanë të drejtë të vendosin bazuar në ligj dhe në bindjen e tyre të brendshme, por duhet të jemi në rregull edhe nga ana procedurale,” deklaroi Imeraj.

“Prokurorët në fjalë nuk kanë njoftuar as zëvendësuesin tim gjatë këtyre ditëve që nuk kam qenë në detyrë për arsye shëndetësore”, shtoi ajo.

Gjergji Tako, një nga tre prokurorët, refuzoi t’i përgjigjet pyetjeve të BIRN duke thënë se për këtë çështje flet vetëm zëdhënësi.

Ervin Karanxha konfirmoi se dosja nuk është dërguar në gjykatë dhe se gjendet ende në “proces administrativ”.

“Dy të tretat jemi dakord, nuk e di pse i treti nuk ka firmosur. Hetimet janë mbyllur zyrtarisht sot,” tha Karanxha.

Prokurori i tretë, Kolë Hysenaj nuk iu përgjigj kërkesave për koment.

* Ky shkrim u amendua pas publikimit fillestar për të pasqyruar reagimin e Partisë Demokratike. /Burimi: BIRN



Ju sugjerojmë

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
Aktualitet

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

14 Tetor, 2025 8:46 pm
Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale
Aktualitet

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

14 Tetor, 2025 7:00 pm
Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve
Aktualitet

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve

14 Tetor, 2025 5:54 pm
Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë
Sport

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë

14 Tetor, 2025 5:52 pm
Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…
Aktualitet

Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…

14 Tetor, 2025 5:46 pm
Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media
Aktualitet

Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media

14 Tetor, 2025 5:22 pm
“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike
Aktualitet

“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike

14 Tetor, 2025 4:53 pm
Dumani raporton te “Ligjet”: 65.5 milionë euro të sekuestruara gjatë vitit 2024
Aktualitet

Dumani raporton te “Ligjet”: 65.5 milionë euro të sekuestruara gjatë vitit 2024

14 Tetor, 2025 4:26 pm
Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen
InstaBIZ

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen

14 Tetor, 2025 3:51 pm
Kthim në Gaza/ Rrënoja dhe një e ardhme e pasigurt
Bota

Kthim në Gaza/ Rrënoja dhe një e ardhme e pasigurt

14 Tetor, 2025 3:16 pm
Para
Turqia do të kthejë xhihadistët e huaj në vendet e tyre

Turqia do të kthejë xhihadistët e huaj në vendet e tyre

Skocia ‘luan tenis’ me Shqipërinë në ‘Elbasan Arena’

Skocia ‘luan tenis’ me Shqipërinë në ‘Elbasan Arena’

‘Juli i Pashakos’: Nuk kam lidhje me ngjarjen, nuk njoh asnjë nga personat

'Juli i Pashakos': Nuk kam lidhje me ngjarjen, nuk njoh asnjë nga personat
















TE FUNDIT

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
14 Tetor, 2025

Në orët e fundit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i është drejtuar Dumanit...

Lexo më shumë

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale
14 Tetor, 2025

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, bëri të ditur se prokurorët e posaçëm janë kërcënuar nga organizatat kriminale gjatë hetimeve për...

Lexo më shumë

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve
14 Tetor, 2025

Vetë Altin Dumani thotë kur t’i përfundojë mandati 9-vjeçar si prokuror i SPAK nuk do të rikandojë sërish. Por, në...

Lexo më shumë

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë
14 Tetor, 2025

Sot në orën 19:00 luhet miqësorja mes Shqipërië dhe Jordanisë në 'Air Albania'. Pas fitores 0-1 në Serbi, trajneri Sylvinho...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com