Prokuroria e Tiranës dërgon në gjykatë dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi.
Prokurori i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Enklid Gjini dërgoi në gjykatë dosjen hetimore në ngarkim të shtetasit Elvis Rroshi, ish-kryetar i Bashkisë së Kavajës.
Shtetasi Elvis Rroshi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, stampave apo formularëve” parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.
Në datë 09.06.2016 mbi bazën e akteve të ardhuar nga Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë është regjistruar Procedimi Penal nr.4810 nr.4810, për veprën e mësipërme penale.