Gjykata e Posaçme pezullon për 1 vite procesin gjyqësor ‘Buka Sha’, deri sa Arben Ahmetaj të kapet pasi gjykimi nuk mund të bëhet në mungesë dhe avokatët nuk kanë tagër përfaqësimi për këtë proces, por kanë prokurë të përgjithshme.
Gjykata ka konstatuar se ish-zv kryeministri i pandehur nuk ka marrë dijeni zyrtarisht për këtë proces ndaj tij.
Referuar faktit se i pandehuri Ahmetaj është në mungesë, gjykata ka vendosur pezullimin e çështjes.