Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Noka: Vangjush Dakos i është prerë fletë-arresti, kush pengon arrestimin?

2018/10/24 at 5:53 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Noka: Komplot shtetëror për të mbyllur çështjen e vëllait të Xhafajt

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, të mërkurën, deklaroi se ka të paktën 24 orë që fletë arresti për Vangjush Dakon është prerë, por ekzekutimi i tij është bllokuar.


Përmes një deklarate për mediat nga selia blu, Noka tha se Prokuroria duhet t’u thotë shqiptarëve pse dhe kush po ndalon arrestimin e “xhuxhit” në bazë të përgjimeve të dosjes 339.

Ai tha se Vangjush Dako është peshku i madh i dosjës 339 dhe këtë të vërtetë askush nuk mund ta zhbëjë.

Sipas tij, askush nuk mund ta zhbëjë të vërtetën se kriminelët e Durrësit e të Shijakut kanë blerë vota për pushtetin e Vangjush Dakos dhe Edi Ramës dhe, si shpërblim, kanë marrë leje ndërtimi dhe tendera miliona eurosh.

Deklarata e plotë: 

Me një prokurori që nuk do të ishte nën urdhrat politikë të Edi Ramës, sot, Vangjush Dako duhet të ishte në burg.

Kyetari i Bashkisë së Durrësit është pjesë e dosjes me numër 339, njësoj si miqtë e tij kriminelë – trafikantë droge apo si dy ish-deputetët e Partisë Socialiste, që sot janë prapa hekurave për të shpëtuar më të rëndësishmin e dosjes 339, Vangjush Dakon.

Ka të paktën 24 orë që fletë arresti për Vangjush Dakon është prerë, por ekzekutimi I tij është bllokuar.

Prokuroria duhet t’u japë shqiptarëve dy përgjigje të thjeshta:

• Pse është kthyer mbrapsht urdhri për arrestimin e Vangjush Dakos sot në mesditë?

• Kush po ndërhyn që Vangush Dako, “xhuxhi”, siç e quajnë kriminelët e tij, të mos arrestohet në bazë të përgjimeve të dosjes 339?

Kryetari i Bashkisë së Durrësit është peshku i madh i dosjes 339 dhe përpjekjet për të shpëtuar Vangjush Dakon janë të pashpresa!

Askush nuk duhet të guxojë të prishë provat e përgjimit të Vangjush Dakos me kriminelët më të rrezikshëm të Durrësit! Çdo përpjekje për prishjen e provave, për zhdukjen e përgjimit apo për fshirjen e faqeve të transkriptuara të Vangjush Dakos me kriminelët është krim i rëndë, që paguhet me burg të gjatë.

Askush nuk mund ta zhbëjë të vërtetën se kriminelët e Durrësit e të Shijakut kanë blerë vota për pushtetin e Vangjush Dakos dhe Edi Ramës dhe, si shpërblim, kanë marrë leje ndërtimi dhe tendera miliona eurosh.

Këtë fakt e denoncoi një vit më parë Lulzim Basha. Për këtë fakt, e paditi për shpifje Vangjush Dako. Me këtë fakt, me dosjen me numër 339, Lulzim Basha fitoi gjyqin.

Paditë shterpë kundër opozitës dhe propaganda e lodhur se gjoja po luftohet krimi, pa arrestuar asnjë bos të krimit, janë në funksion të mbulimit të së vërtetës: se Edi Rama është peng i krimit të organizuar, i cili po qeveris dhe po pasurohet bashkë me Edi Ramën!

Etiketa: flet-arrestiNokaVangjush Dako


Ju sugjerojmë

Përplasje për drejtimin e Bashkisë? Veliaj reagon nga qelia: Me Ramën kam vetëm mall të takohem
Kryesore

Shkarkimi i Veliajt, Rama i çon Begajt vakancën për Bashkinë e Tiranës

30 Shtator, 2025 12:00 pm
PD kërkon mocion me debat për Integrimin, Balla refuzon: Modifikoni kërkesën
Kryesore

PD kërkon mocion me debat për Integrimin, Balla refuzon: Modifikoni kërkesën

30 Shtator, 2025 10:57 am
Zgjidhet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese
Bota

Zgjidhet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese

30 Shtator, 2025 10:02 am
Plani i paqes për Gazën/ Liderët në Lindjes së Mesme dhe Evropës e mirëpresin
Bota

Plani i paqes për Gazën/ Liderët në Lindjes së Mesme dhe Evropës e mirëpresin

30 Shtator, 2025 8:04 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 30 shtator 2025

30 Shtator, 2025 8:00 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

30 Shtator, 2025 7:58 am
Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit
-U tha në Opinion

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit

29 Shtator, 2025 11:16 pm
I vendoset tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë
Kronikë

Hidhet në erë makina e administratorit të Fushë-Krujës

29 Shtator, 2025 10:38 pm
Rama flet për Diellën: Shqipëria, lider i teknologjisë në rajon dekadën e ardhshme
Aktualitet

Rama flet për Diellën: Shqipëria, lider i teknologjisë në rajon dekadën e ardhshme

29 Shtator, 2025 8:27 pm
Në kërkim të kandidatit për Tiranën, Agron Shehaj zbulon kushtin që ka për Berishën
Kryesore

Në kërkim të kandidatit për Tiranën, Agron Shehaj zbulon kushtin që ka për Berishën

29 Shtator, 2025 4:54 pm
Para
Vettingu/ Apeli shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës, Luan Kaloçi

Vettingu/ Apeli shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës, Luan Kaloçi

Hetimi i vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi dhe strategjia e Turqisë

Hetimi i vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi dhe strategjia e Turqisë

Operacioni “Volvo 4”, 24 të arrestuar mbeten në burg, 8 në arrest shtëpie

Operacioni "Volvo 4", 24 të arrestuar mbeten në burg, 8 në arrest shtëpie
















TE FUNDIT

Shkarkimi i Veliajt, Rama i çon Begajt vakancën për Bashkinë e Tiranës

Përplasje për drejtimin e Bashkisë? Veliaj reagon nga qelia: Me Ramën kam vetëm mall të takohem
30 Shtator, 2025

5 ditë pas shkarkimit të Erion Veliajt, Këshilli i Ministrave ka njoftuar zyrtarisht Presidentin Bajram Begaj për vakancën në Bashkinë e...

Lexo më shumë

PD kërkon mocion me debat për Integrimin, Balla refuzon: Modifikoni kërkesën

PD kërkon mocion me debat për Integrimin, Balla refuzon: Modifikoni kërkesën
30 Shtator, 2025

Diskutimi në Konferencën e Kryetarëve ka qenë i tensionuar midis mazhorancës dhe opozitës, me këtë të fundit që ka kërkuar...

Lexo më shumë

Protestuesi i 6 Janarit padit Donald Trump për 40 trilionë dollarë

Protestuesi i 6 Janarit padit Donald Trump për 40 trilionë dollarë
30 Shtator, 2025

Jacob Chansley, i njohur si “QAnon Shaman” për shkak të kostumit me brirë që veshi gjatë sulmit në Kongresin amerikan...

Lexo më shumë

Zgjidhet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese

Zgjidhet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese
30 Shtator, 2025

Asim Vokshi do të jetë anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese. Me detyrë në Gjykatën e Lartë, Asim Vokshi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com