Borussia Dortmund është duke u interesuar për Bersant Celinën.
Paraqitjet e mira të tij me Twenten dhe Kombëtaren e Kosovës kanë bërë që shumë skuadra të interesohen për të, raportojnë mediat angleze.
Një ndër to është edhe Borussia Dortmund, agjentët e të cilës janë duke e ndjekur që një kohë lojtarin, i cili ka shënuar tre gola në kampionatin holandez.
Celina është i huazuar këtë edicion në Twente nga Manchester City, me të cilën skuadër ka kontratë afatgjate.
Por, drejtuesit e skuadrës gjermane janë të bindur që mund të bindin lojtarin për t’u larguar nga City, duke i ofruar më shumë minuta.