Një duzinë pakosh të dyshimta kanë dalë në brigjet e plazhit të Floridas nga valët e shkaktuara nga uragani Dorian.
Rreth orës 8 të mëngjesit, një oficer policie në Melburn gjatë patrullimit në këmbë në Paradise Beach Park u njoftua nga një anijen e plazhit se diçka e dyshimtë kishte dalë në breg.
Kur oficeri e kontrolloi atë, ai gjeti një paketë “të mbështjellë në një mënyrë që të linte të dyshoje për lëndë narkotike”, tha një zëdhënës i policisë në Melburn. Në fakt oficeri kishte patur të drejtë pasi ato rezultuan të mbushura me kokainë.
Në pjesën e jashtme të pakove dukej se ishte fillimi i një fjale, por shkronjat e vetme të dukshme janë “D-I-A-M-A-N-T”.
Policia ka gjetur 15 pako të tilla deri tani. Nga përllogaritjet e burimeve policore një pako ka vlerë rreth 30 mijë dollarë.
Autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve të zonës se pako të tjera mund të dalin në breg dhe ato duhet raportuar pasi përbëjnë rrezik për jetët e qytetarëve. /Opinion.al