Zbardhet dëshmia e biznesmenit që u ndalua nga policia e Elbasanit më 1 nëntor, pasi nuk iu bind urdhrit të efektivëve.
Biznesmeni O.S. u kap me 800 mijë euro dhe dy dëshmi aftësie për drejtim mjeti në emër të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Ai ka rrëfyer në polici se paratë ishin të babait të tij për një pagesë. Në lidhje me dy patentat e Tahirit, ai është “dorëzuar”, duke deklaruar se i kishte harruar shoferi i tij, që ishte mik me të.
“Paratë ishin të babait tim për një pagesë për blerje hekuri në Elbasan. Ndërsa për sa iu përket patentave në emrin e ish-ministrit, ato i harroi shoferi i tij, që është mik i imi. Ne lëvizim shpesh bashkë”, ka rrëfyer biznesmeni, shkruan “BalkanWeb”.