Një ditë më parë ai akuzua si babai që kishte përdhunuar dhe më pas kishte lënë shtatzënë vajzën e tij 17 vjeçare, ndërsa sot është dorëzuar në Polici dhe ka thënë se është i pafajshëm. Vait Çinaj u vetëdorëzua pasditen e sotme në Policinë e Vlorës pasi u akuzua nga vajza e tij me inicialet Xh. Ç se ishte ai babai i fëmijës që mbante në bark. Vajza u detyrua të abortojë fetusin 21 javësh në Maternitetin e Vlorës, pasi embrioni kishte deformime. Vetë Vait Çinaj mësohet se është shprehur në Polici se është i pafajshëm.