Është dorëhequr nga detyra Krislen Keri, drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil. Kleri ka marrë detyrën në nëntor të 2017.
Deri më tani ende nuk dihen shkaqet pse Keri dha dorëheqjen pikërisht në këtë situatë me COVID-19.
Ndërkohë, mësohet se ai do të zëvendësohet nga Edlira Liçi, e cila deri më tani ishte specialiste në Drejtorinë e Përgjithshme të Autoritetit të Aviacionit Civil./Opinion.al