Pas akuzave të opozitës, ditën e sotme Valdrin Pjetri dha dorëheqjen nga marrja e postit të kyrebashkiakut të Shkodrës.
Ndërkohë, lidhur me vendimin e Pjetrit, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Përmes një postimi në “Twitter”, kryedemokrati shprehet se tashmë politika ka një kriminel më pak, ndërsa thekson se asgjë nuk ndryshon derisa të largohet kryeministri Edi Rama.
Reagimi i Bashës
Një kriminel më pak në politikë; një uzurpator më pak në pushtetin vendor. Asgjë nuk ndryshon deri sa të largojmë Edi Ramën, kokën e krimit politik./ Opinion.al E.Xh.