Prej ditësh Akademiku Artan Fuga ka qenë tepër aktiv ku ka ngritur problemet me zgjedhjet në Akademinë e Shkencave dhe funksionimin e saj. Prej dy ditësh Fuga ka kërkuar dorëheqjen e kryesisë së Akademisë. Ditën e sotme nënkryetari i sapozgjedhur i Akademisë së Shkencave, akademiku Myzafer Korkuti ka dhënë dorëheqjen nga posti në të cilin u zgjodh vetëm së fundi me votën e anëtarëve. Për këtë ka reaguar akademiku Artan Fuga. Mes të tjerave Fuga sqaron se kritikat apo sulmet ai nuk i ka pasur në mënyrë personale me Akademikët e tjerë, po ashtu ai kërkon edhe falje nëse ndofta e ka lënduar anashkalimthi atë.
Ja reagimi i plotë