TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sot për të caktuar pasuesin e Arben Ndokës në qarkun e Lezhës. Kandidati pasues në listën shumëemërore të PS është Ndrec Dedaj i cili është zgjedhur kryetar bashkie në Mirditë. Edhe vetë Dedaj ka kërkuar të mos jetë ai deputeti i PS pasi do të çojë në fund mandatin e kryebashkiakut. Aktualisht KQZ po diskuton mbi ligjshmërinë e kërkesës së Dedajt.