Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dorëheqja e Haradinaj, reagon Hashim Thaçi

2019/07/19 at 5:51 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dorëheqja e Haradinaj, reagon Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se me keqardhje ka mësuar që Gjykata Speciale ka thirur për të marrë në pyetje ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së.

Ai ka thënë se si President i vendit, do të veprojë bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë.

“Unë besoj në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe besoj në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë. As vlerat e lirisë sonë dhe as luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush”, ka thënë Thaçi.

Kjo nuk është hera e parë që Haradinaj jep dorëheqje. Më 8 mars, të vitit 2005, vetëm pak muaj pasi kishte marrë detyrën, ai pati dhënë dorëheqje pas aktakuzës së parë të ngritur ndaj tij nga Tribunali i Hagës për krime lufte në territorin e ish-Jugosllavisë.

Ai ishte dorëzuar vullnetarisht në Gjykatën e Hagës. Në vitin 2008, Gjykata e Hagës e shpalli atë të pafajshëm. Katër vjet pas u bë rigjykimi i tij, po në Tribunalin e Hagës. Por, në vitin 2012, Ramush Haradinaj sërish u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat që e ngarkonin atë për krime lufte.

Një proces tjetër ndaj tij u ndoq edhe më 2017, por kësaj radhe në Colmar të Francës,ku autoritetet franceze, më 4 janar, e ndaluan atë mbi bazën e një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia për krime lufte. Por, pas një procesi gjyqësor ndaj tij, drejtësia franceze e kishte liruar atë më 27 prill.

Ramush Haradinaj u zgjodh për herë të dytë në postin e kryeministrit të Kosovës më 9 shtator, 2017./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Aktualitet

Balluku në Forumin Global të Transportit në Turqi: Shqipëria, progres të rëndësishëm

28 Qershor, 2025 12:53 pm
Nafta në lumin Vjosa/Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar…
Aktualitet

Nafta në lumin Vjosa/Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar…

28 Qershor, 2025 12:26 pm
Shkalla e pirjes së duhanit arrin nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në Amerikë
Bota

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

28 Qershor, 2025 11:52 am
Auto-Skicë
Aktualitet

SPAK merr 28 të pandehur për abuzimet me tenderat e UBT-së

28 Qershor, 2025 11:39 am
Akuzohet se ka trafikuar drogë në Itali, arrestohet 40-vjeçari me dy mbiemra
Aktualitet

Akuzohet se ka trafikuar drogë në Itali, arrestohet 40-vjeçari me dy mbiemra

28 Qershor, 2025 11:26 am
Irani organizon ceremoni shtetërore për varrosjen e komandantëve të vrarë
Bota

Irani organizon ceremoni shtetërore për varrosjen e komandantëve të vrarë

28 Qershor, 2025 11:09 am
PS-ja në Kongresin Zgjedhor të SPD-së, mbështetje për reformat dhe integrimin
Aktualitet

PS-ja në Kongresin Zgjedhor të SPD-së, mbështetje për reformat dhe integrimin

28 Qershor, 2025 10:50 am
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut

28 Qershor, 2025 10:23 am
Spektakël mode në Green Coast
Aktualitet

Spektakël mode në Green Coast

28 Qershor, 2025 9:57 am
Qeveria tejkalon në 10-mujor planin vjetor për bonusin e lindjeve
Aktualitet

Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor për periudhën janar-prill 2025

28 Qershor, 2025 9:25 am
Para
6 goditje me thikë, djali 10 vjeç kërkoi ndihmë tek dajat

6 goditje me thikë, djali 10 vjeç kërkoi ndihmë tek dajat

Në gjendje të rëndë depresioni i dënuari pret damarët në burgun e Shën Kollit

Burg, burg, burg... Të gjitha ndryshimet e Kodit Penal

Dhanë informacione për median, pezullohen 4 efektivë

Dhanë informacione për median, pezullohen 4 efektivë

TE FUNDIT

Balluku në Forumin Global të Transportit në Turqi: Shqipëria, progres të rëndësishëm

Auto-Skicë
28 Qershor, 2025

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka marrë pjesë në Forumin Global të Transportit dhe Ndërlidhjes, i...

Lexo më shumë

Nafta në lumin Vjosa/Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar…

Nafta në lumin Vjosa/Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar…
28 Qershor, 2025

Kompania Albpetrol ka reaguar nëpërmjet një deklarate pas videos së publikuar nga CEO-ja i River Watch, Ulrich Eichelmann, i cili...

Lexo më shumë

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

Shkalla e pirjes së duhanit arrin nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në Amerikë
28 Qershor, 2025

Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në plazhe, parqe, oborre publike dhe stacione autobusësh prej të dielës, ka thënë...

Lexo më shumë

SPAK merr 28 të pandehur për abuzimet me tenderat e UBT-së

Auto-Skicë
28 Qershor, 2025

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka marrë të pandehur 28 pedagogë, staf...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com