Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka reaguar pas dorëheqjen së Ramush Haradinajt ngha posti i kryeministrit, pasi është thirrur për tu marrë në pyetje në Hagë.
“Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit si një burrë shteti. Ai kreu një akt që i bën nder Kosovës shtet që drejtohet nga shtetarë të cilët bëjnë dallimin e fatit personal me atë të sigurisë kombëtare”, shkruan Majko.
“Veprat e një njeriu vlejnë më shumë se dobësitë e tij. Sot jam me Ramushin! Të falënderoj komandant për shembullin e luftës, dhe sot në atë të paqes”, shkruan më tej Majko.
Haradinaj në një konferencë për mediat tha se nuk mund të lejonte që të paraqitej atje në cilësinë e kryeministrit dhe për këtë arsye ka paraqitur dorëheqje të pakthyeshme./ Opinion.al