Bota

Dorëheqja e Draghi,Italia mban zgjedhjet e parakohshme më 25 shtator



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:27 - 22/07/22 |
Opi Nion

Kriza politike në Itali përfundon me zgjedhje të parakohshme. Presidenti Sergio Mattarella pranoi dorëheqjen e dytë të kryeministrit Mario Draghi dhe menjëherë shpërndau Parlamentin.

Data e votimit të parakohshëm është caktuar 25 shtatori. Kreu i Shtetit njoftoi se qeveria e Draghit do të qëndrojë në detyrë deri pas zgjedhjeve, kur të vijë kabineti i radhës.

“Periudha që po kalojmë nuk lejon pauza në masat shumë të nevojshme që duhen për të luftuar efektet sociale dhe ekonomike të krizës dhe veçanërisht ndaj rritjes së inflacionit, e cila është shkaktuar kryesisht nga rritja e kostos së energjisë dhe ushqimit, duke shkaktuar pasoja të rënda për familjet dhe bizneset”, tha Mattarella.

Draghi largohet një vit e gjysmë pasi u emërua si kreu i pazgjedhur i një qeverie uniteti. Kjo pasi tre parti të koalicionit të tij qeverisës refuzuan ta mbështesin në votëbesimin e mbajtur në Senat gjatë së mërkurës. Kryeministri në largim falënderoi bashkëpunëtorët duke theksuar se ndihet krenar që u ka shërbyer qytetarëve të tij.

Ajo që zhyti në krizë koalicionin e tij politik ishte refuzimi i Lëvizjes 5 Stelle për të mbështetur paketën ekonomike. Partitë që pritet të përfitojnë më së shumti nga kriza përfshijnë Legën e Mateo Salvinit dhe Forza Italia të Silvio Berslucionit. Megjithatë, sondazhet kryesohen nga Fratelli d’Italia me lideren Giorga Meloni, që parashikohet të jetë kryeministrja e ardhshme e vendit.

Pas