Partia Popullore Europaine ka reaguar për dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale EPP e cilëson hap të përgjegjshëm dorëheqjen e Bashës, teksa thekson se mbështet PD për t’u bashkuar.
“Falenderojmë @lulzimbasha_al për hapin e tij të përgjegjshëm në lidhje me @pdshqiperi. Vlerësojme të gjitha përpjekjet e tij për vendin dhe partinë gjatë udhëheqjes së tij, duke hapur rrugën për një fillim të ri dhe unitet në parti.Lufta e korrupsionit, forcimi i shtetit të së drejtës dhe pavarësia e drejtësisë duhet të mbeten lart në axhendën politike shqiptare në rrugën e saj evropiane.-thuhet në reagim./Opinion.al