Deputetja Grida Duma ka reaguar pas vendimit të Lulzim Bashës për t’u dorëhequr si kryetar i partisë. Përmes një reagimi në Facebook, Duma shprehet se nga ky çast PD mundet të ndërtojë projektin e saj të fitores.
“Nga ky çast, Partia Demokratike mundet të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe!
Nga ky çast, Partia Demokratike, me të vetmit aksionerë: demokratët, mundet të shpalosë gjithë energjinë e jashtëzakonshme që ka”, shkruan Duma.