Politikë

Dorëheqja e Bashës, Këlliçi: Qëllimi i Komisionit të Rithemelimit është…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:47 - 22/03/22 |
Opi Nion

Deputeti demokrat Belind Këlliç iks folur për dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD. Gjatë një interviste televizive, Këlliçi shprehet se dorëheqja e Bashës është r vonuar, por e domosdoshme.

Deputeti thotë se qëllimi i Komisionit të Rithemelimit është zgjidhja e krizës në PD dhe normalizimi i marrëdhënieve me deputetët e tjerë demokrat.

“Basha u largua nga zyra sepse u shkarkua. Vendimi i delegatëve është ratifikuar, zoti Basha u shkarkua nga anëtarësia, por është për tu përshëndetur një vendim i vonuar. I takon bazës të zbatojnë vendimet e Kuvendit të PD. Ky ka qenë një hap edhe pse i vonuar një gjysmë hap i mirë, për të zgjidhur krizën. Këto muaj ka pasur debat pafund dhe qeveria është lënë në harresë. Ky debat ka qenë i dyanshëm dhe fokusi ka qenë zgjidhja e krizës së brendshme. Ka një mbledhje të Komisionit të Rithemelimit, qëllimi mbetet edhe normalizimi i marrëdhënieve me kolegët tanë. Unë hyj ke ata politikanë të rinj që mendoj se në politik ka njerëz me kontribute dhe nuk kemi luksin të humbasim me njerëz dhe e vetmja mënyrë është vota…Selia u kthye në bunker dhe një tjetër detyrë është të ç’bunkerizohet PD. Hapi i parë do të jetë ç’bunkerizimi i PD, s’mund të kalohet pa harruar gazi lotsjellës i demokratëve, rrahja e tyre sepse kishin shkuar në seli. Më është vjedhur zyra nga njerëz të armatosur dhe këtë nuk e harroj, nga Prokuroria nuk jam thirrur, por këtë çështje nuk e lë. Ky është pra një moment reflektimi”, tha Këlliçi.

Pas