Aktualitet

Dorëheqja e Bashës/Delegacioni i BE: Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:19 - 21/03/22 |
el ida

Delegacioni i Bashkimit Europian ka reguar pas vendimit të Lulzim Bashës për t’u dorëhequr si kryetar i PD.

Në një publikim në rrjetin social facebook, delegacioni shprehet se e respekton këtë vendim dhe se Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë.  “Ne respektojmë vendimin e Lulzim Bashës për t’u dorëhequr si Kryetar i PD-së. Si çdo demokraci tjetër, Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë që i kërkon llogari qeverisë dhe e kontrollon atë. Ne presim që lidershipi i ri ta luajë këtë rol vendimtar dhe të vazhdojë të mbështesë integrimin në BE si qëllim themelor të veprimit të tij, duke nxitur reformat dhe duke mbështetur reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit”, thuhet në reagim./Opinion.al

 

Pas